Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron si maten tërmetet

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Inxhinieri dhe ish-politikani Bashkim Kopliku ka reaguar pas tërmeteve të fuqishme që tronditën Shqipërinë, prej pasdites së djeshme e gjatë gjithë natës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, inxhinieri sqaron me detaje ndryshimin mes magnitudës dhe ballës. Sipas tij, magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, ndërsa balla është forca e lëkundjes.

Sqarimi i inxhinierit: “Tërmeti sot e dje! Ishte 5, 8, apo ishte 6 e 7… Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier… Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt: Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti. Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Mw). Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë.

Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 w (vat), apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33w/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.

Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg. Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih. Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…”

Tags: ballëmagnitudeMatëntermet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Kanë patur sherr? Kejvina Kthella zbulon pse nuk flet më me Françeska Jaçen

Tërmetet shkundin Rajonin

Ushtria zbret në Durrës, nis ngritja e çadrave në stadiumin “Niko Dovana”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com