Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tërmetet shkundin Rajonin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në total, Ballkani dhe Adriatiku janë prekur nga 32 lëkundje sizmike në 24 orët e fundit. Nga ky bilanc, efektet janë ndjerë në 10 shtete, ku pasojat më të rënda kanë qenë në Shqipëri. Ekspertët bëjnë thirrje për të shmangur panikun, duke u shprehur se lëkundjet pas tërmetit, që njihen si pasgoditje, në pjesën dërrmuese të rasteve nuk janë më të forta se tërmeti kryesor, por, pavarësisht kësaj, të gjithë duhet të qëndrojnë vigjilentë.

Rajoni i Ballkanit dhe pjesa dërrmuese e Adriatikut ka qenë epiqendra e 32 tërmeteve në 24 orët e fundit, të cilat fillojnë nga magnituda 2 ballë e shkallës rihter, për të kulmuar me tërmetet më të fuqishme që u regjistruan pasditen e së shtunës me magnituda respektivisht 5.6 dhe 5.2, por që kishin një perceptim më të lartë në ndjeshmëri. Në të gjitha këto lëvizje sizmike, Shqipëria ka qënë padyshim shteti më i prekur, por lista e vendeve që i kanë ndjerë lëkundjet përfshin edhe nëntë vende të tjera, të cilat janë Italia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bosnje Hercegovina dhe Kroacia.

Numri relativisht i lartë i tërmeteve, në qasjen e ekspertëve nuk duhet të jetë shqetësues për qytetarët, pasi përgjithësisht, lëkundjet e njohura si pasgoditje në shumicën e rasteve nuk janë më të fuqishme se tërmeti parësor. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë vigjilentë, pasi tërmeti është një prej fenomeneve që nuk mund të parashikohet nga shkenca. Pasgoditjet më shqetësuese kanë qenë dy lëkundje që u regjistruan pas mesnate, duke rikthyer edhe njëherë frikën mes qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama është kontaktuar nga homologët e rajonit, të cilët kanë ofruar mbështetje. Fillimisht ka qënë shefi i ekzekutivit italian, Xhuzepe Konte, i cili shprehu gadishmërinë për ndihmë, ndërsa më pas, komunikimet kanë vijuar edhe me përfaqësues të tjerë. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar gjithashtu vëmendje asaj që ka ndodhur në Shqipëri dhe në rajon. Fillimisht ka qenë rrjeti amerikan CNN që pasqyroi lajmin përmes publikimit të disa fotografive nga zonat më të dëmtuara. Më pas, artikuj ka patur edhe nga Reuters, Euronews, Deutsche Welle, Daily Express, Mirror etj.

Mediat ndërkombëtare kanë theksuar se ky ishte një prej tërmeteve më të fuqishme në dekada për Shqipërinë, por fatmirësisht, nuk ka patur pasoja në njerëz. /Ora News

 

Tags: rajonishqiperitërmetet

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026
Next Post

Ushtria zbret në Durrës, nis ngritja e çadrave në stadiumin “Niko Dovana”

S’ka rrezik për tërmete të tjerë pas goditjes së parë, ja çfarë thotë shkenca

Sizmologu grek: Ja pse e përgënjeshtrova paralajmërimin e Ilir Metës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

by mirseda
18:54 | 08/06/2026
0

Me rastin e Javës Vjetore të Kulturës së Izraelit në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në...

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com