E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ish punonjësi i burgut, dhunohet në burgun ku shërbeu. Nuk i jepet ndihma

Entela Noka u ankua në emisionin Fiks Fare se bashkëshortit të saj i cili po vuan dënimin në burgun e Shënkollit po i bëhet padrejtësi.

Sipas saj ai është përfshirë në një incident me disa të burgosur , dhe pas sherrit të shoqit nuk i është dhënë shërbimi mjekësor.

Ajo tregon se i shoqi ka shërbyer aty më parë, ka qenë komandant i grupeve të shoqërimit të burgosurve dhe duhet të kishte një mbrojtje nga shteti. Ajo thotë jam e shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit, ndaj kërkon ndihmën e Fiksit që ai të shkojë të marrë një shërbim të specializuar. “Mua më intereson shëndeti i bashkëshortit tim, vetëm këtë dua, pasi ai çdo ditë që flas me të vetëm më ankohet” tregon Entela.

Ndërkohë vetë i burgosuri ka treguar për gazetarët e Fiksit të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Noka thotë se “i kam kërkuar shtetit të jem i mbrojtur, por nuk e kanë bërë . Ai tregon se është goditur në kokë dhe nuk është vizituar siç duhet. “Mjeku i burgut më ka parë pas 4 ditësh, pasi është shfajësuar se nuk e ka lejuar drejtori të më vizitojë” tregon Noka.

Po ashtu ai thotë se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë nuk është kontrolluar siç duhet thjeshtë një mjeke e ka vizituar me dorë. Ai thotë se është personi me të cilin është konfliktuar brenda në burg është një prej personave që ai ka shoqëruar kur ka shërbyer si komandat i grupeve të shoqërimit të burgosurve.

“Njërin prej personave që kishim konfliktin e kam shoqëruar kur kam qenë në punë, ai është Ilir Bajri” thotë Bardhoku.
Gazetarët kërkuan një përgjigje zyrtare në I.E.V.P Lezhë,por drejtori refuzoi të përgjigjej me arsyetimin se nuk kishte problem për të diskutuar me Fiksin.

Lexo edhe :   Gabimi i sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës

Megjithatë vajtja e gazetarëve shërbeu që i burgosuri të rinisej në spitalin e Lezhës, e ky i fundit ta niste për një shërbim më të specializuar në Tiranë.

Lexo edhe :   'Shpërndaj drogë se paguhem mirë'/ Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

Por përveç këtyre Fiksi solli me zë dhe figurë dëshmi kontradiktore të mjekëve. Mjekja e urgjencës që e priti pacientin në 28 prill, u tregon familjarëve se pacienti nuk kishte asgjë, ndërkohë mjeku otorinolaringolog tregon se pacienti atë ditë ka patur kockën e hundës të plasur.

Ndërkohë mjeku që e priti ditën e 10 pas incidentit e nisi për shërbim të specializuar në Tiran drejt spitalit të Traumës.

Kamerat e Fiksit sollën takimin e të dënuarit me bashkëshorten në ambjente të spitalin në prezencë të policisë, një gjë kategorikisht e ndaluar nga ligji./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...