E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

”Non grata”/ Peka ia thotë Berishës në sy: Rama e pyeste Veliajn në telefon

Gazetari Çim Peka ka zbuluar disa detaje, për shpalljen ”non grata” nga DASH, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes se tij.

Në emisionin e drejtuar prej tij ”Çim Peka Live” në Syri Tv, Peka kishte të ftuar pikërisht ish-kreun e qeverisë, ku i tha se një ditë para se të shpallej vendimi ”non grata”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhej në Uashington.

Gazetari tha se kryeministri Edi Rama merrte Veliajn në telefon për ta pyetur rreth vendimit, teksa ky i fundit i përgjigjet duke thënë se tashmë dihej se çfarë do të ndodhte.

Çim Peka:E kam nga burime të sigurta, një ditë para se të shpalleshit “non grata”, e kam nga një dëshmitar oklar, Rama e merrte në telefon Veliajn. Ishte në Amerikë, një ditë para dhe e pyeste: Ti je aty dhe më thuaj çfarë ore del vendimi. Dhe Veliaj i thoshte; pse bën sikur nuk je ti pas kësaj, ti e di kur del vendimi.”

Më 19 maj, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.

Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Berisha ka vendosur të padisë Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje publike, teksa avokati i tij do të jetë Jean-Yves Le Borgne.

Lexo edhe :   Kadilli: Basha dhe Berisha nuk kanë çfarë t'i ofrojnë më Partisë Demokratike
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...