E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Isa Mustafa: Nuk do bëjmë koalicion parazgjedhor me asnjë parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në koalicion parazgjedhor me asnjë forcë tjetër politike. Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël.

“Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK-së, së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa në RTK.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albuin Kurtim po ia bën qejfin vetes me sondazhe.

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mustafa u shprreh se ky institucion mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet.

“Ishte i papritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori rol që nuk e ka, sepse shpalli zgjedhjet. Këtë nuk e bën ajo. Megjithatë ne kemi vendosur ta respektojmë këtë vendim”, tha Mustafa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...