Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Irani nuk trembet: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Irani nuk trembet: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

Sulmi amerikan ndaj një gjenerali iranian afër Bagdadit ka pasoja të mëtejshme politike në Irak. Parlamenti i Irakut i bëri thirrje qeverisë që t’i japë fund pranisë së trupave të huaja.

Parlamenti irakian në Bagdad miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Iraku. Vendimi ka si objektiv kryesisht 5000 ushtarët amerikanë të vendosur në Irak. Angazhimi i koalicionit kundër IS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të marrë fund, u tha. Qeveria në Bagdad duhet të tërheqë kërkesën e saj katër vjeçare për mbështetje, thuhet në rezolutë. Rezoluta u mbështet nga shumica e deputetëve shiitë, të cilët mbajnë shumicën e mandateve. Shumë parlamentarë sunitë dhe kurdë nuk morën pjesë në seancë, me sa duket sepse janë kundër shfuqizimit të marrëveshjes.

Mazhoranca parlamentare plotëson me këtë hap kërkesën e kryeministrit Adel Abdel Mahdi. Ai e kërkoi këtë hap në seancën e parë të Parlamentit që nga sulmi i SHBA-së kundër gjeneralit iranian Ghassem Soleimani dhe një udhëheqësi shiit irakian. “Ne kemi dy mundësi: të përfundojmë menjëherë praninë e huaj ose të caktojmë një plan kohor për t’i dhënë asaj fund,” tha Abdel Mahdi.

 

Koalicioni pezullon luftën kundër IS

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka pezulluar mbështetjen për luftën kundër IS përballë tensioneve të fundit. Si arsye u paraqitën sulmet e përsëritura me raketa kundër bazave të forcave të koalicionit në Irak. Aleanca ushtarake bëri të ditur se irakianët do të vazhdojnë të marrin mbështetje dhe se ajo është e gatshme të rikthehet në luftën kundër IS në një kohë të mëvonshme.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë personelin e Aleancës, i cili i është kushtuar fitores kundër Shtetit Islamik”, u bë e ditur. Misioni tani është përqendruar në mbrojtjen e bazave, në të cilat janë vendosur forcat e koalicionit. Pezullimi i stërvitjes për forcat irakiane të sigurisë u njoftua të shtunën. Që nga fundi i vitit, sipas SHBA, ka pasur kundër bazave rreth një dyzinë sulmesh me raketa nga një milici shiite e mbështetur nga Irani

Gjermania në pozitë pritjeje

Qeveria Federale e bën të varur vazhdimin e angazhimit të Bundeswehr-it në Irak nga dakordimi i qeverisë së Irakut. “Ne po e vëzhgojmë me vëmendje të madhe situatën në Irak. Dimë ende shumë pak. Një gjë është e sigurt, megjithatë: ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë në Irak vetëm kur qeveria iraniane e dëshiron këtë edhe më tej”, i tha Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) Rrjetit redaksional Gjermania.

Irani: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

Irani e ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit Donald Trump për sulme të SHBA ndaj 52 objektivave iraniane. Shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Abdolrahim Mousavi, dyshon që SHBA “ka guximin” t’i kthejë në realitet kërcënimet e saj, u bë e ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.

Me deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara vetëm dëshirojnë të largojnë vëmendjen e publikut botëror nga “veprimet e tyre të neveritshme dhe të pafalshme”.

Trumpi pati paralajmëruar se disa nga objektivat e mundshme janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jadar Sarif shkroi në twitter se çdo vendim për të goditur qendrat kulturore të vendit do të ishte një “krim lufte”. Para kërcënimit të Trump-it për 52 objektivat iraniane, Garda Revolucionare Iraniane pati shpallur se 35 objektiva të SHBA ndodhen në rajon dhe qyteti izraelit i Tel Aviv ishte brenda rrezes së goditjes. /DW

Tags: irakiranlufteSHBA

TË LIDHURA

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

11:32 | 10/03/2026
Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës
Bota

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
Gjendet një automjet i djegur, u përdor për ekzekutimin e biznesmenit tropojan

Gjendet një automjet i djegur, u përdor për ekzekutimin e biznesmenit tropojan

Macron mbetet lideri i domosdoshëm për Francën dhe Evropën 

Macron mbetet lideri i domosdoshëm për Francën dhe Evropën 

Zbulohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën

Zbulohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com