E premte, 3 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Macron mbetet lideri i domosdoshëm për Francën dhe Evropën 

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Nga: John Lichfield “The Guardian”

Në fjalimin drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri, presidenti francez Emmanuel Macron ishte entuziast. Ai u zotua se vitet 2020, do të jenë një dekadë e udhëhequr nga “Franca dhe Evropa” .

Së shpejti mbushen 3 vjet, që kur Macron u cilësua si “shpëtimtari centrist” i botës. Ai shihej atëherë, ndoshta më shumë jashtë Francës, si anti-Trump, si një antidot ndaj Brexit, dhe si pro-evropian providencial, që do të ndalte rrëshqitjen në anti-evropianizëm dhe anti-globalizëm. Tani, kur ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit të parë, Macron po përballet me revoltën e tij të dytë popullore në 12 muaj e fundit.

Ai është grindur me Donald Trumpin. Ka mërzitur liderët e tjerë evropianë, duke bllokuar zgjerimin e BE-së, dhe e ka cilësuar NATO-n një organizatë që ka pësuar një “vdekje celebrale”. Po çfarë shkoi keq? Me siguri, jo shumë gjëra. Në 2 vjet e gjysmë, qeveria e tij ka ndërmarrë reformat më të thella ekonomike se çdo president tjetër në 4 dekadat e kaluara. Ndryshimet e tij në tregun e punës, në sistemin hekurudhor shtetëror, në sistemin e mirëqenies sociale dhe mbledhjen e taksave, janë konsideruar pozitive.

Franca ka vuajtur për dekada nga mos rritja e vendeve të punës. Gjatë 2 viteve të kaluara, situata ka ndryshuar, pjesërisht falë reformave të filluara nga François Hollande nën ndikimin e Macron. Më shumë se 260.000 mundësi të reja punësimi u krijuan vitin e kaluar, kryesisht në sektorin privat.

Ndërkohë u hapën më shumë se 700.000 biznese të reja, duke e thyer rekordin e vendosur më 2018-ën. Dy “revoltat popullore” kundër Macron, duhet të vendosen pikërisht në këtë kontekst. Rebelimi i Jelekverdhëve vazhdon, por lëvizja ka ndryshuar nga diçka e fuqishme, atipike dhe anti-politike, në një lëvizje më tradicionale dhe të së majtës radikale.

Grevat aktuale në sektorin e transportit kundër reformës së pensioneve, përfshijnë vetëm 0.1 për qind të forcës punëtore në Francë. Më pak se 7 për qind të punëtorëve të hekurudhave janë në grevë, krahasuar me 30 për qind në fillim të dhjetorit 2019. Dështimet e vërteta të Macron, kanë qenë më pak të dukshme.

Ai erdhi nga askund, dhe pjesërisht falë fatit u zgjodh president në moshën 39-vjeçare, në një vend që ishte mësuar me gerontokracinë (sundimin e të vjetërve). Që atëherë ai nuk ka arritur të ndërtojë një bazë të qëndrueshme elektorale. Ai nuk ka arritur të bindë më shumë sesa një grusht votuesish, se ekziston një filozofi koherente e “Makronizmit”.

Ai i konsideron reformat e tij ekonomike dhe sociale, por edhe planet për forcimin e BE-së, si të nevojshme për të mbrojtur prosperitetin, kulturën dhe sovranitetin francez, dhe evropian. Shumë francezë, veçanërisht në të majtë dhe të djathtë, besojnë se ai është disi jo-francez: një njeri i ndikuar shumë nga qëndrimet e huaja dhe ato të vjetëruara ultra-liberale anglo-saksone.

Macron është një revolucionar i veshur me kostum, dhe jo ​​një politikan. Ai është një demokrat në bindje, por që e humb lehtësisht durimin me demokracinë. Ai ka një vizion të kthjellët se ku duhet të shkojë Franca dhe Evropa: drejt një përzierje të teorisë së tregjeve më të lira, me proteksionizmin në fushën e teknologjisë së lartë, për të parandaluar dominimin kinez ose amerikan.

Lexo edhe :   Babai i Boris Johnson ‘kundërshton’ të birin, niset me pushime në Greqi
Lexo edhe :   Franca me kryeministër të ri

Ai është i paduruar me proceset kaotike demokratike në Francë, Bruksel dhe Berlin, që janë të nevojshme për të arritur qëllimet e tij. Për pasojë, Macron, intelektuali anti-populist, ka një magjepsje ndaj populistëve, kultivon marrëdhënie të ngushta personale me Donald Trumpin (e dështuar), Vladimir Putin (me ulje-ngritje) dhe Boris Johnsonin.

Çuditërisht, qasja e “liderit të fuqishëm liberal” dështoi. Udhëheqësit populistë kultivojnë armiq, dhe bëjnë thirrje mbarëpopullore të pakushtëzuara nga e vërteta. Emmanuel Macron nuk është i imunizuar nga gabimet e rastit apo ekzagjerimi. Por ndryshe nga treshja e lartpërmendur lart, ai nuk gënjen në mënyrë të paturpshme.

Në vend të gënjeshtrave, ai ka makro-plane (plane të mëdha). Pas revoltës së Jelekerdhëve, një politikan i kujdesshëm mund të shtynte reformën e pensioneve, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Kjo pasi ajo nuk t’i japë efektet e saj pozitive para vitit 2037.

Por Macron e sheh këtë reformë si thelbësore për ambicjen e tij, për të ndryshuar mënyrën se si mendon Franca: t’i përgatitë francezët për një botë, në të cilën njerëzit ndryshojnë karrierën dhe punojnë më gjatë. Disa aleatë sugjerojnë që ai të qëndronte larg kësaj reforme të vështirë, dhe pse ai vetë është i bindur se grevat do të zbehen dhe reforma do të miratohet.

Të tjerë pranë tij, ankohen se që nga zgjedhjet evropiane pranverën e kaluar, ai e ka zhvendosur vëmendjen nga politika e brendshme. Ai e ka devijuar energjinë e tij mendore mbi çështjet evropiane dhe ndërkombëtare, duke filluar nga mbrojtja evropiane, Irani, deri tek kërcënimi xhihadist në rajonin e Sahelit.

Nëse do të kalojë reforma e pensioneve, manifesti i Macron do të jetë duke u zbatuar. Presidenti mund të shpresojë të rifitojë njëfarë popullariteti nga rritja e vendeve të reja punës dhe nga ulja e taksave, që do të hyjë në fuqi këtë muaj. Vlerësimet mbi të në sondazhe, nuk janë katastrofike në një periudhë afatmesme, dhe në horizont nuk janë shfaqur rivalë seriozë.

Atij i duhet vetëm të renditet i pari në raundin e parë të presidenciale të vitit 2022, për të arritur në balotazhin e raundit të dytë, ku do ndeshet thuajse me siguri me Marin Lë Penin, ashtu si në vitin 2017. Drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë, ka qenë e tulatur kohët e fundit. Ajo shpreson të arrijë një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet lokale të marsit 2020.

Të gjitha sondazhet, sugjerojnë që edhe një Macron jopopullor, do ta mposhtte atë në vitin 2022 (megjithëse me një rezultat më të ngushtë si ai 66 me 34 për qind në vitin 2017). Cilin Macron do të shohë Franca, Evropa dhe Britania e Madhe pas Brexit-it në dy vitet e ardhshme?

Macroni plot vetëbesim të viteve 2017-2018, Macronin llërëpërveshur të 2019-ës, apo Macronin e urtësuar që u pa të martën e kaluar, në fjalimin drejtuar francezëve për Vitin e Ri? 2020-ta do jetë një vit i rrezikshëm. Pavarësisht të gjitha gabimeve të tij, bota do të jetë më mirë me një Macron të sigurtë dhe dinamik.

TIRANA TODAY

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të plotësohen pa humbur kohë kushtet”, Meta pranon ftesën e Ambasadorëve të Vishegradit

Presidenti Ilir Meta tregon se ka pranuar ftesën e ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit...

Kompania e madhe italiane: Lëreni veten të magjepseni nga Shqipëria

Kompania italiane e fluturimeve “Alitalia”, do të nisë fluturimet drejt Shqipërisë duke filluar nga data 31 korrik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania i...

“Ringjallja”/ Sociologia: Ky sekt ka sjellë histori tragjedish

Një ngjarje e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme, teksa nënë e bijë ishin vetëflijuar duke besuar se mund të ringjalleshin. Ngjarja kjo ka ngjallur...

Mbytet në det pushuesi nga Kosova

Një burrë i moshuar ka humbur sot jetën, pasi është mbytur tek Shkëmbi i Kavajës. Viktima është një 73-vjeçar i cili kishte ardhur 3...

Bien në pranga dy shqiptarë në Itali, dëshmia e vajzës iu bën “gropën”

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë mbrëmjen e djeshme, pasi u denoncuan nga një vajzë. Vajza tha për policinë se i kishte parë...