Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Integrimi/Bushati për Euroactiv: Ju rrëfej çfarë i pret shqiptarët në 2019

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi/Bushati për Euroactiv: Ju rrëfej çfarë i pret shqiptarët në 2019

Premtimi i integrimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian ka ndihmuar shumë vende në udhëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë, shkruan Ditmir Bushati.

Ditmir Bushati është Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Më 10 korrik, qeveria britanike do të mirëpresë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër – momenti kulmor i disa muajve kritikë në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit tonë.

Ai vjen menjëherë pas marrëveshjes unanime të vendeve anëtare të BE-së për të vendosur qershorin 2019 si datën e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë – një vendim historik dhe i drejtë për të dyja palët, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

Valët e njëpasnjëshme të zgjerimit të BE-së gjatë 45 viteve të fundit kanë gjeneruar stabilitet më të gjerë, kanë inkurajuar rritjen ekonomike dhe prodhuar paqe dhe pajtim mes armiqve të vjetër.

Premtimi i integrimit në të ardhmen ndihmoi shumë vende në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë. Ai inkurajoi zbatimin e programeve të tyre të modernizimit dhe reformës dhe tregoi përfitimet e përqafimit të vlerave të përbashkëta perëndimore. Shqipëria është krenare që ka ndërmarrë këtë rrugëtim.

“Është e përshtatshme që data e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor u dakordësua nën presidencën e suksesshme të Bullgarisë, një vend tjetër ballkanik dhe e para që e mori këtë rol kryesor gjashtëmujor. Ne po presim me padurim të punojmë edhe me presidencën e ardhshme austriake të BE-së – Vjena ka qenë prej kohësh një mik dhe partner i ngushtë i Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Bushati

Reformat: E dimë mirë se Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në nesër. Kemi shumë punë për të bërë në radhë të parë. Por do të jemi gati për të parashtruar pozicionin tonë në fillimin e procesit të zgjerimit në qershorin e ardhshëm.

E dimë dhe jemi dakord me partnerët tanë evropianë që do na duhet të vazhdojmë programin tonë të reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe trajtojnë çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria shqiptare ka bërë tashmë një progres të konsiderueshëm në reformimin e administratës publike, ristrukturimin institucional të gjyqësorit, si pjesë e planit tonë më të gjerë për reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Vendimi i

Qeveria jonë nuk po ndjek reformat sepse Bashkimi Evropian e kërkon atë. Ne po ndërmarrim këto ndryshime gjithëpërfshirëse në sistemin tonë sepse njerëzit tanë meritojnë më mirë.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë në një shoqëri më të drejtë, një vend më të drejtë dhe të qëndrueshëm, ku korrupsioni nuk dobëson ekonominë tonë dhe nuk minon demokracinë tonë.

Çfarë përfitojnë shqiptarët? Shqiptarët e zakonshëm duhet të jenë ata që përfitojnë nga programi ynë i reformës dhe nuk mund t’ia lejojmë vetës që t’i zhgënjejmë. Vendimi i BE për të hapur negociatat vitin e ardhshëm është një njohje e viteve të përpjekjeve dhe konfirmim i shpresave të mbajtura gjatë prej shumë shqiptarëve për një të ardhme në zemër të Evropës.

Vendimi i jep përpjekjeve tona të reformës, inkurajim dhe energji dhe demonstron njohjen dhe rëndësinë e një të ardhmeje evropiane për rajonin më të gjerë. Bashkëpunimi ynë në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe anëtarësimi në NATO-s demonstron angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit pozitiv, parimeve të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta me fqinjët tanë evropianë.

Liderët që bëjnë thirrje për reformimin e BE-së, tani kanë një mundësi që me këtë raund zgjerimi të çojnë përpara ndryshimet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e zakonshëm të këtij kontinenti dhe që do ta bëjnë BE-në funksionale për të gjithë.

Forcat reformatore brenda BE-së mund të përdorin procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë si një mundësi për të fuqizuar të gjithë pro-evropianët në vendet tona dhe në kontinent, për të forcuar projektin evropian për dekadat e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, një Evropë më e fortë mund të jetë e tillë, vetëm me një Ballkan Perëndimor më të fortë, më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më demokratik, si një pjesë organike e saj. Takimi i mirëpritur nga Britania javë e ardhshme, tregon se edhe për ata që po largohen nga Bashkimi Evropian, stabiliteti në juglindje është vendimtar.

Samiti i Londrës është një moment kur mund të riafirmojmë angazhimin tonë për të përmirësuar sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe politik, në kontekstin e procesit të pranimit në BE; kjo është thelbësore për transformimin tonë.

Ne jemi në rrugën e duhur drejt një demokracie më të drejtë dhe më të shëndetshme në Shqipëri. Është një rrugë e gjatë që shtrihet para nesh, por qytetarët shqiptarë me të drejtë presin që ne të japim rezultate.

Ne nuk mund t’ia lejojmë vetës t’i zhgënjejmë dhe me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë evropianë, do të kemi sukses.

 

Tags: 2019bushatiEuroactivintegrimipretrrëfejshqiptaret

TË LIDHURA

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe
Bota

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!
Aktualitet

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
Next Post
Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit/ Rama: Mua më merrni të keqen

Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit/ Rama: Mua më merrni të keqen

Holanda bllokoi Shqipërinë, vjen reagimi i trupit diplomatik: I qëndruam qasjes strikte!

Serbët zbulojnë se kush e pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Video/Deputeti demokrat shan nga ‘familja’ Ramën

Video/Deputeti demokrat shan nga 'familja' Ramën

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

by mirseda
15:06 | 19/09/2025
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me...

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

13:48 | 19/09/2025
Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

12:51 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com