Kryeministri Rama asnjëherë nuk kursehet me kritikat ndaj ndjekësve të tij. Ai ua kthen me të njëjtën monedhë, pa a vrarë mendjen gjatë. Pasi ndau me të gjithë qytetarët një video në faqen zyrtare në Facebook, referuar rezultateve të Policisë së Shtetit, ai mori një bum komentesh. Teksa një qytetar i fliste për rezultate imagjinare, Rama ia kthen se këto janë fakte konkrete. Ndërsa një tjetër e cilëson Ramën si kryehajdut, por ky i fundit është hakmarrë menjëherë.
“Ti mua më merr të keqen o Zef, po unë s’të vë faj se në kokën e njerëzve që s’duan të mendojnë, mbillet kollaj fara e budallallëkut që shpërndajnë politikanët pa din e pa iman!”, shkruan ai.
Një tjetër e ngacmon në këtë formë: “Ligjet për popull, parajsën për vete”.
Rama: Për cilën parajsë e ke fjalën, apo për përrallat që të tregon Saliu?