Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania vendos përfundimisht ç’do bëjë me refugjatët

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Pas javësh lufte për pushtet mes CDU/CSU dhe mosmarrëveshjeve në koalicion, CDU, CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë kundër emigracionit të paligjshëm, për ashpërsimin e politikës së azilit dhe masa më të forta kundër migracionit të paligjshëm në kufirin gjermano-austriak.

Ministri i Brendshëm federal Horst Seehofer u shpreh shumë i kënaqur me kompromisin e azilit të arritur nga koalicioni i madh. “Kjo është gjithçka nga A në Z siç e dua unë si ministri përgjegjës”, tha politikani i CSU-së.

Kryetarja e SPD-së Andrea Nahles dhe nënkancelari Olaf Scholz, thanë pas një takimi të komitetit të koalicionit në Berlin se ata kishin rënë dakord që procedurat e azilit të përshpejtohen. Përveç kësaj kabineti do të miratojë brenda këtij viti një ligj për imigracionin.

Ky i fundit ishte një kërkesë qendrore e SPD-së. SPD-ja kishte kërkuar si këmbim për të miratuar paketën kundër migracionit të paligjshëm përgatitjen sa më të shpejtë të një ligji për imigrimin për të plotësuar nevojat e Gjermanisë me fuqi punëtore të specializuar.

“Jo tela me gjemba”

Këto “qendra transferimi” do të jenë pjesë e stacionet ekzistuese policore. “Nuk do të ketë tela me gjemba ose gjëra të ngjashme,” tha shefi i CSU. Çdo ditë në to mund të mbahen dy deri në pesë refugjatë, që vijë ilegalisht në Gjermani. Pas 48 orësh ata do të lihen përsëri në “liri të plotë”, thjesht nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani. Nuk është fjala për “kampe masive”, siç pretendohet pjesërisht, tha  Ministri i Brendshëm federal Horst Seehofer.

Me sa duket pra kompromisi i azilit mund të prekë në fund të fundit shumë më pak migrantë nga sa qe planifikuar fillimisht, kur u tha se të prekur do të jenë të gjithë migrantët që kapen në kufi dhe që u janë marrë diku tjetër më parë shenjat e gishtërinjve dhe janë regjistruar.

Megjithatë ministri Seehofer nuk do ta ketë të lehtë me dëbimet, sepse Austria refuzon t’i lërë të kalojnë nëpër territorin e saj refugjatët e refuzuar në Gjermani në rast se një shtet tjetër i BE-së ku ata janë regjistruar fillimisht refuzon t’i pranojë.

Edhe Italia refuzon t’i pranojë refugjatët që kanë hyrë fillimisht në Itali dhe janë zhvendosur më tej për në Gjermani./DW

TË LIDHURA

Bota

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026
Bota

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026
Bota

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026
Next Post

Ceremonia e lamtumirës/Deklarata e fortë: Vila e Vlahutin, e blerë nga një trafikant droge

“Balili ka regjistrime për Ramën në Greqi. Tahiri dhe Fatmir Xhafaj e mbrojnë”

Biznesi në faliment, Kadiu: Rekord në Durrës, mbyllen 258 subjekte!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com