Kuvendi nuk është më një shesh beteje, por është kthyer në një teatër, ku secila palë mundohet të çirret sa më shumë. Shfaqja e radhës ishte ajo e një dite më parë, ku debatet e nxehta dhe gjuha vulgare nuk munguan gjatë seancës.
Deputeti demokrat, Florion Mima, shkaktoi të qeshura pafund në Kuvend, pasi në lojë vuri Edi Ramën. Ai i kujton telefonatën e famshme, ku iu kthye në mënyrë banale një gazetari. Dhe këtë situatë e ka cekur vetë deputeti demokrat, duke e paralajmëruar se një ditë edhe populli mund ti kthehet keq kryeministrit.
“Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë t.q.r, po sikur populli të kthehet e të të thotë r.t.k.t”, tha Mima. Kaq mjaftoi që në Kuvend të shpërthenin të qeshurat pafund, e ndërsa Mima vijoi më tej me fjalimin pikant.
Mima i lëshoi këto akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, në fjalën e tij për projektligjin e Teatrit Kombëtar.