E martë, 20 Tetor, 2020
17 C
Tirana

Infermierja shqiptaro-amerikane rrëfen betejën profesionale e personale me COVID-19

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë. Një prej tyre është Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova, tani menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjenës të Spitalit Presbiterian në Nju Jork. Në betejën me koronavirusin në punë Syzana u diagnostikua vetë me COVID-19. Kolegia Ardita Dunellari bisedoi me Suzanën dhe vajzën e saj, Sarah-n, e cila ka vendosur të ndihmojë në mënyrën e saj kolegët e nënës së saj që vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.

Prej disa ditësh Syzana Gjokaj është në karantinë, por më tepër se simptomat,në këtë kohë e shqetëson fakti që nuk është pranë pacientëve:

“Ndjehem shumë krenare që mund t’i ofroj njerëzimit këtë që i ofroj, në të njëjtën kohë ndjehem me faj që nuk jam atje në fushëbetejë me kolegët e mi. Kam shumë emocione që nuk s’mund t’i shpjegoj as nuk mund t’i filtroj në vetvete, pasi gjithë ekipi im përballet, duke bërë të pamundurën për pacientët.”

Sazana u diagnostikua me COVID 19 në fillim të prillit dhe fillimisht kaloi simptoma më të rënda.

“Temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndjehem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Është sëmundje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat siç i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmerrohesh. Kam ndjerë shumë lodhje”.

Syzana Gjokaj punën në një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 në botë. Nju Jorku është epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara:

“Kjo ma kujton shumë luftën në Kosovë. Është e vërtetë se spitali ynë ka implementuar strategji të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, ka krijuar edhe një repart të ri për kujdesin e pacientëve me COVID. Por në emergjencë është gjithmonë fluksi i pacientëve: ata që e kanë dhe ata që mendojnë që e kanë. I gjithë spitali, i gjithë sistemi është i stërngarkuar. Infermierët edhe mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor është fizikisht i dërrmuar, emocionalisht i dërrmuar. Shpesh qajnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin. Punojnë jashtëzakonisht shumë, pa marrë pushime dreke, pa shkuar në banjo, pa pirë ujë. Kam parë shumë njerëz duke vdekur, kam parë infermiere duke i dhënë familjarit celularin për të thënë lamtumirën e fundit. Është shumë e vështirë.”

Duke folur për diagnozën e saj, Syzana shprehet e bindur se duhet të jetë infektuar në spital:

Lexo edhe :   Një bilanc për 4 javët e fundit të Covid-19

“Mendoj sigurisht se gjatë punës. Emri im ka qenë në nja 50 të pacientëve që kanë dalë me COVID. Mendoj se askush nuk ka qenë i përgatitur për situatën që ndodhemi. Edhe spitali im ashtu. Megjithëse mund të them që kemi pasur pajisje edhe pse i gjithë menaxhmnenti ka thënë që maskat N95 duhet të përdoren vetëm për një ndërrim gjë që ka shkaktuar infektimin e shumë infermierëve dhe mjekëve. Një pakujdesi më e vogël bën që të infektohesh,” thotë Syzana.

Lexo edhe :   "Duhet komunikuar me bizneset për kufizime”, Pipero zbulon planin

Është një situatë që ka vënë në rrezik personelin mjekësor në mbarë globin. Sarah 10-vjeçare vendosi të ndihmonte me sa mundej për mungesat e maskave:

“Dëgjova në lajme, dëgjova edhe mamin që po flisnin me babin se infermierët dhe mjekët nuk kishin maska të mjaftueshme. Vendosa të hap një llogari gofundme për të mbledhur fonde,” tregon Sarah.

“Ne kemi bërë së bashku me Sarën 50 maska, të cilat motrat dhe infermieret, personeli mjekësor e kanë parë si gjë shumë të mirë, pastaj e kanë thirrë Sarën në telefon, duke thënë: ‘do bëj porosi, ma bëj me lule’. Ajo e mori shumë seriozisht,” tregon Syzana.

Syzana ka një mesazh për këdo që e mendon veten të paprekshëm nga kjo sëmundje:

Edhe për ata që e konsid“Edhe pse ca të rinj mendojnë se nuk preken, COVID-i nuk njeh moshë, nuk njeh besim apo ngjyrë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që kam parë në urgjencë, nuk do të kisha dashur ta shoh asnjeri në atë gjendje. Gjendja më e vështirë është ta shohësh dikë duke mos marrë ajër, duke t’u lutur “po vdes”; nuk lejojnë familjarë. Paramendoni dikë, qoftë i ri, qoftë i vjetër të vdesë vetëm, është gjëja më e frikshme që mund t’i ndodhë dikujt. Andaj ju nuk dëshironi të jeni ai njeri… Këtu vjen ajo preventiva: qëndro në shtëpi të parandalosh të gjithë atë”. erojnë veten me fat sepse nuk kanë pasur nevojë të shtrohen në spital, apo për aspiratorë gjatë trajtimit kundër COVID-19, si në rastin e Syzanës, diagnoza nuk është aspak e lehtë. Sarah 10-vjeçare është e detyruar të qëndrojë e izoluar nga e ëma për të mos u infektuar. Ato komunikojnë me FaceTime përmes celularit. Sarah mezi pret që të mbarojë periudha e karantinës:

“Do ta përqafoj fort. Ndoshta do t’i bëj edhe një dhuratë”./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19, Rama: Nuk duam të mbyllemi për herë të dytë, vendosni maskën

Shqipëria po përballet me një shtim të rasteve me Covid-19, ndonëse prej disa ditësh, vendosja e maskës është bërë e detyrueshme në çdo ambient. Kreu...

‘3 muajt e ardhshëm jo të lehtë’/ Manastirliu: Do ketë shtim rastesh me Covid

Shqipëria po përballet me një shtim të rasteve me Covid-19, ndonëse prej disa ditësh, vendosja e maskës është bërë e detyrueshme në çdo ambient. Ministrja...

Dendias në Tiranë, PDIU proteston: Shqipëria ka humbur tokë e det, boll më

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë është pritur me protesta nga PDIU. Disa përfaqësues të tyre, së bashku me kryetarin, Shpëtim...

Kryemadhi: LSI, jo kompromis për të ndërtuar pasurinë në kurriz të qytetarëve

Partia Demorkatike dorëzoi një kallëzim në SPAK për çështjen e inceneratorëve, ku ndër të paditurit ishte dhe Lefter Koka, ish-Ministri i Mjedisit nga rradhët...

Milo: Greqia nuk mund të zgjerojë ujërat pa marrëveshje me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet të vizitojë sot Tiranën. Në takimet me krerët  epolitikës shqiptare, temë diskutimi, mes të tjerash do jetë edhe...