Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta shkon ushtar në Vlorë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
”Situata parazgjedhore është cenuar rëndë”/ Meta letër KQZ-së dhe Kuvendit

Nga: Frrok Çupi

Iliri sot ka lajmëruar të madh e të vogël, fis e shokë, se po niset ushtar  në Vlorë. Do ‘të më gjeni në Vlorë’, lëshoi zë në mbarë botën. Ai do të jetë ushtar derisa zgjedhjet të jenë të ndershme- ka thënë- dhe kur zgjedhjet preken aty ‘populli është ushtar’. Deri më tani nuk dihet nëse populli vlonjat do të dalë ushtar, por një gjë e garanton Meta: ‘Për vete po niset për në Vlorë!’, po të ketë të tjerë si Iliri, le ta gjejnë në repart.

Akti i Ilirit është i pari në botë kur presidenti i një Republike niset për ushtar, vesh këmbalet, pecet e këmbëve, komçat, kapelën, spaletat… del nga zyra e presidentit dhe merr pushkën në krah. A është e vërtetë kjo? Për ta vërtetuar duhen prova.

Ç’prova na sjell Ilir Meta se mbërriti në repartin ushtarak të Vlorës?

Prova e parë duhet të jenë rrobat civile me të cilat u nis djali nga shtëpia: Rrobat duhet të kthehen në Tiranë ku ka shtëpinë. Zakonisht djaloshi i rekrutuar si ushtar atë ditë vesh rrobe të vjetra, dikur ishin rrobe- rrecka. Sapo mbërrin në repart, djaloshi qethet, i digjen qimet se mund të kenë parazitë dhe i digjen rrobat- po për këtë motiv. Por në rastin tonë rrobat e presidentit- ushtar duhet të shfaqen në sheshin e kryeqytetit, të vizitohen nga mijëra njerëz në shenjë nderimi dhe pastaj të digjen në një ceremoni- siç popujt indigjenë vrasin totemin e shenjtë mu në shesh. Këtë provë nuk e kemi akoma…

Vlonjatët ruajtën me kujdes rrobat e ushtarëve të mashtruar kosovarë, të paguar nga Bukoshi i FARK, që erdhën të sulmojnë Vlorën në pranverë të vitit 1997. Vlonjatët i morën djemtë ushtarë të Kosovës, i futën në shtëpi, u mjekuan plagët e shkaktuara në luftë kundër popullit, i ushqyen disa ditë si fëmijë e pastaj u thanë se mund të shkonin. Kosovarët i morën rrobat të lara.

Po provë tjetër se Iliri mbërriti në repartin ushtarak?

Po!, ai duhet të tregojë gjilpërë dhe pè për të qepur qaforen sapo të mbërrijë, të dërgojë në shtëpi edhe ndonjë foto me qafore të bardhë. Ta qepë vetë, se presidenca jonë ka ‘dy zonja të para’, por nuk quhet nëse këto ia qepin qaforen ushtarit… Kjo do ta bëjë të besueshme se Iliri është vërtet ushtar. Ndryshe premtimi i tij do të shkojë bosh. A nuk ka premtuar se do të japë dorëheqje ‘nëse…’? Sa ‘nëse’ kanë kaluar?… A ka premtuar se në revolucion do ta ngrejë popullin për të rrënuar popullin? Deri sot nuk kemi gjë, naaaa! A kishte premtuar se do të vetëflijohej si Salvador Alende? Vajza e Alendes po shkruan romane e po pret lajme nga Shqipëria për një personazh ‘baba’ të dytë.

Provë e tretë: Njerëzia duhet të marrë në dorë disa letra nga reparti ushtarak, letra që t’i ketë shkruar vetë Iliri me dorë. Në  gjithë jetën dhe mbarë botën, familja pret me mall dhe me njëfarë ceremonie, letrën e parë nga djali ushtar. Por si president, Ilirit, i kërkohet që në letër të përshkruajë detin e Vlorës. Gjatë tre dekadave populli shqiptar ka pasur liderë që i frikësohen detit, ose që janë rritur me malin te hunda dhe pa pikë horizonti. Prova e detit është provë e hapësirave; gjë që pritet edhe nga ushtari i mirë Ilir Meta.

Prova e ushqimit: Të paktën për tre muaj Ilir Meta nuk duhet të kërkojë ushqime nga shtëpia. Kjo periudhë quhet ‘karantina e rekrutit’. (Iliri është vetë- rekrutuar si ushtar). Pas tre muajsh le të presë ushqime speciale nga shtëpia, mundësisht kuleq. Në ushtri ka vetëm çaj me klor dhe makarona të skuqura; nuk duhet rrezikuar. Këshilltari juridik i presidentit Meta, zoti Dervishi, ka pasur eksperiencë të keqe. Ai u detyrua të lirohet nga burgu vetëm për arsyen se kishte ‘probleme me hemorroidet’, sipas vendimit të Gjykatës.

Dhe, e fundit: Zoti Meta duhet të deklarojë publikisht se po shkon ushtar në Vlorë sipas ‘vullnetit të tij të lirë’. Kjo është e domosdoshme: Që të mos e marrin sikur po e fsheh qeveria, ose sikur vetë po bën disa prova për t’i rezistuar ndonjë izolimi tjetër si izolimet që vendos Gjykata.

Tags: Frrok Çupiilir metaopinionushtarvlore

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rama ironizon Metën: Mos t’ju duket çudi po dekoroi edhe Ismail Qemalin

Rama ironizon Metën: Mos t'ju duket çudi po dekoroi edhe Ismail Qemalin

Fasoni në krizë, industria paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

Fasoni në krizë, industria paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

Kujdes, ja si mund të infektoheni me Covid-19 nga frekuentimi i autobuzëve

Kujdes, ja si mund të infektoheni me Covid-19 nga frekuentimi i autobuzëve







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Bota

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

by mirseda
14:39 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq Alcatraz, si pjesë...

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

14:33 | 04/04/2026
U kap në një vilë luksoze në bregun e Amalfit, arrestohet në Itali kreu i Camorra-s

U kap në një vilë luksoze në bregun e Amalfit, arrestohet në Itali kreu i Camorra-s

14:30 | 04/04/2026
Irani kërkon kushte përfundimtare për t’i dhënë fund luftës

Irani kërkon kushte përfundimtare për t’i dhënë fund luftës

14:17 | 04/04/2026
Ndryshime në marrëdhënien familjare, djemtë e Britney Spears marrin mbiemrin e saj

Ndryshime në marrëdhënien familjare, djemtë e Britney Spears marrin mbiemrin e saj

14:09 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com