Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë

Nga: Roland Qafoku 

Ata që e sulmonin deri dje mbetën pa punë. Ata që e sulmojnë sot kanë nisur nga puna. Ilir Meta sërish është kthyer në syrin e ciklonit politik. Por këtë herë sulmet vijnë nga opozita. Më saktë fare, nga Partia Demokratike, ajo që në protestën e 2 marsit të këtij viti dhe në aksionin e tij personal në mbrojtje të Kushtetutës e quante veten mbështetesja e tij, ndërsa presidentin mbështetës të saj.

Mjaftoi firma në ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe hopa titujt e ushtrisë së statusshkruesëve shpërthyen: Presidenti ka bërë marrëveshje me kryeministrin; Meta i është rikthyer dashurisë së vjetër; Meta zëdhënës i kryeministrit; Kujt iu ul Meta në gjunjë më 2 mars; Meta na e “futi” përsëri; Meta, notar apo noter; Meta i dhuron mimoza Edi Ramës; e shumë e shumë të tjera të kësaj natyre. Një sulm dukshëm i orkestruar nga lidershipi i PD, ndërsa vetë kryetari Lulzim Basha bëri atë që bën jo rrallë kur e pyesin për një çështje të rëndësishme, kaloi nga një degë në tjetër duke thënë: “Nuk jam këtu të përgjigjem për dekretin e presidentit”, a thua se e pyetën nëse “Covid 19” është natyral, apo u prodhua në laborator? Në fakt, dekretimin e këtij ligji nga Meta, e paralajmëroi më 20 prill kryeministri Rama që në një dalje me skype përdori një fjali që befasoi opinionin publik: “Pozicioni i presidentit gjatë kësaj kohe, për hir të së vërtetës, ka qenë korrekt. Presidenti ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku e është për t’u lavdëruar. Bashkëpunimi me të ka qene perfekt”.

Kjo deklaratë përkëdhelëse ishte sikur Rama po e vazhdonte atje ku e kishte lënë më 22 maj të vitit 2018 kur u shpreh plot bindje: Ilir Meta është presidenti më i mirë që kemi patur. Por çfarë ka ndodhur në fakt? A kemi të bëjmë me një pajtim të përsëritur pas një sherri të përsësitur mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, apo është situatë e tillë që dy big-ët kanë ulur armët në një marrëveshje gentlemen-ësh për shkak të situatës? A kemi të bëjmë me një armëpushim të përkohshëm të kondicionaur vetëm nga pandemia, apo është një dorëzim pa kushte i Ramës ndaj Metës duke hequr dorë nga një betejë duke ditur potencialin e tij? Çduhet të bënte Ilir Meta? A duhet ti kthente në parlament ndryshimet e reja në Kodin Penal apo duhet të vazhdonte betejën politike duke vijuar atje ku e la më 2 mars, e duke ngrohur si kurrë më parë në vitet e fundit venat e demokratëve opozitarë me një aksion që më në fund ia futi dy këmbët në një këpucë kryeministrit që i kishte pushtuar të gjitha institucionet? A duhet të mos lëvizte Meta nga poziconi i një presidenti “garant i Kushtetutës” apo të tërhiqej e të funksionte me sloganin e vjetër “me qetësi dhe dashuri” në situatën e re të pandemisë?

Kam bindjen se këto pyetje mund të kenë qenë dilema për shumë personazhe të opozitës, të medias por edhe të vetë kryetarit Basha, por kurrë jo për Ilir Metën. Vetë të shtunën ai shpjegoi se ka qenë qeveria, domethënë Edi Rama, që ka kërkuar bashkëpunim në situatën e re të krijuar dhe sidomos që bëhej fjalë për ndryshimet e reja në Kodin Penal. A ka qenë kjo një kërkesë e sinqertë, apo Rama shfrytëzoi pandeminë për të bërë tërheqjen ndaj një kocke të fortë si Meta, kjo nuk dihet. Por e saktë është se kjo tërheqje, e ndodhur me arsyen e madhe të pandemisë, si për Ramën dhe sipër vetë Metën është një rast i mirë për të bërë armëpushim. Rama vetë tregon publikisht se i shtrin dorën “armikut” kur ka një situatë të paparashikuar.

Ndërsa vetë presidenti Meta tregon se vërtetë kur shkelet kushtetuta ai thërret popullin, por kur populli kalon një situatë të rëndë, një ngjarje të paparashikuar dhe me pasoja për jetën si pandemia, ai tregon maturi dhe impenjim duke qendruar larg debateve, sherreve dhe aksioneve të forta politike. Dhe në historinë politike të postkomunizimit ne kemi raste të ngajshme të bashkëpunimit për shkak të një rrethana. Më tipiku është ai i vitit 1999 kur vendi ishte në një krizë ekstreme politike, por kryetari i PD Sali Berisha jo vetëm takoi kryeministrin e asaj kohe, Pandeli Majko, i cili i kërkoi bashkëpunim, por deklaroi se për hir të situatës në Kosovë PD do ndërpriste të gjitha aksionin e saj opozitar. Por përse opozita reagoi në mënyrë kaq refraktare? Përse mbështetësit e saj që u lëshuan ndaj presidenit si të ishte ai fajtori që PD vijon në kuota të ulta politike dhe më rëndëë akoma vijon të mos ngjall shpresë?

Kjo tregoi edhe një herë PD vijon të vuajë nga virusi “fajtori është tjetri dhe ansjëherë unë”. Një virus që po e gërryen atë dhe ngjalljen e shpresës për të ardhur në pushtet më shumë e shikon si mrekulli nga qielli se sa si rezultat i aksioneve të saj të qarta politike. Dhe si e sëmurë keq nga ky vuris, në PD bëjnë sot ka vetëm një pyetje: A është Ilir Meta i opozitës, apo është i qeverisë? Me këtë qendrim, PD dhe vetë Lulzim Basha po tregojnë se nuk e paska kuptuar që në radhë të parë Ilir Meta është president i Republikës dhe krahu i djathtë i opozitës.

E megjithatë, aty në krye të shtetit ka bërë beteja të forta me mazhorancën duke treguar se nuk është president i dobët. Por kjo nuk do të thotë që Ilir Meta vepron dhe lufton me qëllimin se sa shumë e ndihmon ai opozitën. Kjo nuk do të thotë që Meta punon të rregullojë të gjitha gabimet dhe gafat e kryetarit Basha që nisin nga heqja dorë e mandateve të deputetëve e deri te mospjesmarrja në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Këtë Meta e tha qartë të shtunën kur shtoi se vendi duhet të kthehet në shinat e Kushtetutës dhe se kjo është një betejë që do ta vijojë pasi të kalojë pandemia.

Nëse vërtetë Basha dhe bashkëpunëtorët e tij mendojnë kështu këtu nuk kemi të bëjmë më me “këshilltarë mizerabël”, por me një koncept mizerabël të të gjithë partisë. Meta, as nu ka qenë, as nuk është, e as nuk ka për të qenë varka e shpëtimit të Partisë Demokratike. Edhe me dekretin e fundit, ai vërtetoi edhe një herë se nuk i përket as opozitës, e as qeverisë. As Edi Ramës, e që më pak Lulzim Bashës. Ilir Meta është po ajo kafshë politike që e ka treguar veten në tre dekada. Është ai që si në çdo rast kur zhvillon beteja të forta ne gazetarët nxjerrim nga arkivat dhe i shkruajmë CV-në. Një CV që e ka bërë protagonist në nivel të lartë që kur ishte 30 vjeç dhe u bë kryeministër, ndërsa Sali Berisha tha se për herë të parë se politika shqiptare ishte bërë tre polare. E njëjta situatë është edhe sot. Ilir Meta nuk është i askujt.

Ai thjesht është qartësisht i treti i liderëve më të rëndësishëm politikë në Shqipëri pa të cilin ky spektër nuk quhet i plotësuar. Në mënyrë konvencionale, ai është këmba e tretë e perustisë, një mbajtëse hekuri me tre këmbë, e cila nuk mund të qendrojë në ekuilibër pa i patur të tria këmbët. Meta është 51 vjeç, ka 30 vjet në politikë, ka provuar të gjitha detyrat më të e larta të mundshme shtetërore, President, kryetar Kuvendi, kryeministër, tre herë zëvëndëskryeministër, dy herë ministër, sekretar shteti dhe kryetar partie.

Ka bërë beteja nga të cilat ka fituar dhe ka humbur, por përsëri është ngritur dhe kështu vijon të funksionojë edhe sot. Këmba e dytë e perustisë politike është Edi Rama që në 56 vite të jetës së tij, 22 i ka në politikë dhe nga këto vetëm 1 vit e pak, ka qenë në opozitë. Kryeministër prej 7 vitesh, kryetar bashkie për 11 vjet dhe 2 vjet ministër i Kulturës, Rama është politikani që ka qëndruar më gjatë si askush në pushtet pas vitit 1990 në Shqipëri. Këmba e tretë e perustisë është Lulzim Basha që është 46 vjeç dhe nga këto 15 i ka në politikë. Ka qenë tre herë ministër, 4 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe prej 7 vitesh është është kryetar i PD-së. Aspiron të bëhet kryeministër, por kjo duket shumë larg. Vërtetë është kryetar i forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, por ndryshe nga dy të parët, Basha-kryetar ende nuk është bërë Basha-lider. Rama sigurisht që nuk e ndihmon. Por atë nuk e ndihmon dot as presidenti Meta, pavarësisht interferimit të aksioneve politikë kundër kryeministrit. Ilir Meta është thjesht vetja e tij. Ai nuk është as i opozitës, e as i qeverisë. Thjesht ai është Ilir Meta, këmba e tretë e perustisë. /Fjala.al

Tags: edi ramailir metalulzim basha

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme

Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme

Turqi/ Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19

Turqi/ Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19

Fermerët grekë letër urgjente qeverisë: Na duhen 7 mijë punëtorë shqiptarë

Fermerët grekë letër urgjente qeverisë: Na duhen 7 mijë punëtorë shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!
Bota

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

by mirseda
09:43 | 11/09/2025
0

Aktivisti konservator dhe aleati me ndikim i presidentit amerikan Donald Trump, Charlie Kirk, u qëllua për vdekje...

Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

‘Veliaj”, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për kryebashkiakun

09:36 | 11/09/2025
Ermal Dredha, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij ,reagon  në rrjetet sociale.

Ermal Dredha, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij ,reagon në rrjetet sociale.

09:33 | 11/09/2025
Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

23:00 | 10/09/2025
Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com