Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Iku me gomone, Donaldi rrëfen kushtet skandaloze në qendrën e emigrantëve në Angli (VIDEO)

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Iku me gomone, Donaldi rrëfen kushtet skandaloze në qendrën e emigrantëve në Angli (VIDEO)

Javët e fundit, qendra e pritjes të emigrantëve në Manston në Kent në Jug të Anglisë, ku mbahen emigrantët që mbërrinin me gomone, është kryefjalë e medias britanike. E planifikuar të strehojë 1600 persona,  u dërguan 3000 emigrantë mes tyre mbi 300 shqiptarë. Donaldi, njëri prej tyre në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon ditët e tmerrshme që ai dhe të tjerë shqiptarë kaluan atje.

Donald, përse u larguat nga Shqipëria për të mbërritur me gomone në Angli?

Donaldi:  Unë në Shqipëri kisha një biznes. Pata shumë telashe dhe konflikte. Erdha në Angli, mora një risk shumë të madh përsipër të vija këtu e të gjeja një vend të sigurt më të mirë, por këtu nuk ishte siç e mendoja. Mendoja se do të na mirëprisnin me na mbajt mirë, por ishte komplet e kundërta e imagjinatës. Ne gomone ishim rreth 70 veta bashkë. Kishte aty gra, njëra shtatzënë madje ajo ishte me një fëmijë tjetër në dorë që e mbante në gomone vetëm e vetëm për të mbërrit në brigjet angleze.

Çfarë mund të na thoni për qëndrimin tuaj 9 ditor në kampin Manston?

Donaldi: Kampi Manston kamp e ka emrin. Nëntë ditë nuk kemi dit gjë. Kur mbërritëm ishim të lagur. Aty ishin të gjitha të këqijat e mundshme. Na thoshin pse keni ardhur këtu, ju s’jeni për të qëndruar këtu, Anglia është e anglezëve jo e emigrantëve. Ishin kushte çnjerëzore. Në mëngjes na jepnin një sanduiç me peshë sa një çakmak që është në Shqipëri. Ne drekë disa patatina e një molto. E në darkë po ashtu.

Sa shqiptarë ishin në kampin Manston gjatë atyre 9 ditëve që ju qëndruat atje?

Donaldi: Ka patur goxha shqiptarë. Rreth 300 shqiptarë. Kishte shqiptarë që ishin aty prej 28 ditësh brenda në kamp pa folur me të shtëpisë, pa dush e pa bërë asgjë. Aty janë disa çadra që ne në Shqipëri i përdorim në morte me 300-400 veta në një çadër. Paramendoji vetë të gjithë aty futur brenda.

Si ju trajtonin rojet private në kampin Manston?

Donaldi: Disa prej tyre ishin shumë racistë. Ditët e fundit kur çështja e Manston doli në media, u bënë shumë të dashur pa pritur e pa kujtuar.

Pasi dolët nga kampi Manston, ju dërguan në një hotel. Përse u larguat nga ky hotel?

Donaldi: E gjitha ishte një makth…makth. Na çuan aty në hotel por unë personalisht këtu kam familjarët e mi. E kam një zanat shumë të mirë. Nuk kërkoj azil të më mbajë shteti. Kam ardhur për një siguri. Këtu nuk është asnjëra prej tyre. Nuk na duan hiç. Nuk qëndrova në hotel pasi bëhej fjalë të na kthenin të gjithëve. Jo vetëm mua por të gjithë që ishim atje.

A do ta ndërmerrnit përsëri një udhëtim të tillë siç edhe e bëtë me gomone?

Donald: Ju them shumë atyre që duan të shkojnë në këtë mënyrë në Angli, se është një çmenduri e paparë. Mos e ndërmerrni askush prej jush. /Top Channel

Tags: angliemigrantetshqiperi

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
Arbana Osmani flet për Festivalin e RTSH-së, Eduart Grishaj do të jetë regjisori

Arbana Osmani flet për Festivalin e RTSH-së, Eduart Grishaj do të jetë regjisori

Gjermania mbështet Lituaninë ndaj kërcënimeve nga Rusia

Gjermania mbështet Lituaninë ndaj kërcënimeve nga Rusia

“Më jepni një snajper ta vras”, e moshura nga Elbasani niset për protestë

“Më jepni një snajper ta vras”, e moshura nga Elbasani niset për protestë







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com