Në kohën kur IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, banorët dhe pronarët e bizneseve në Velipojë janë përplasur me policinë.
Sikundër duket edhe nga pamjet në fjalë, dhjetëra policë me skafandra, janë vënë në rrjesht, ndërsa përballen me rezistencën e pronarëve të bizneseve. Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë.
Në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.