Kjo fundjavë përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët, me kalime të pakta vranësirash. Era ditën e shtunë do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, ndërsa të dielën do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut mesatare në mesditë e pasdite. Deti i forcës 3 ballë.