E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Studimi/ Shqiptarët marrin kredi për arsim

Përqindja e shqiptarëve që marrin kredi për edukim është e lartë, në krahasim me mesataren rajonale. Sipas një vrojtimi që ka bërë më 2020 Banka Qendrore e Austrisë, në 10 vende të Rajonit CESEE, gjeti se në Shqipëri, 8.7% e familjeve e kishin marrë kredinë për shërbime edukimi më 2020. Në vendet e tjera, kredia për arsim zë një peshë të ulët.

P.sh., në Bosnjë 6.4 % e huamarrësve e kanë marrë huanë për edukim, në Serbi 8.3%, Rumani 4.3%. Vetëm Maqedonia dhe Bullgaria e kishin treguesin më të lartë se Shqipëria, ku 9,6 dhe 16.1 % e familjeve e morën huanë për shërbime edukimi.

Në rajon, familjet marrin kredi më së shumti për të financuar blerjen e shtëpive, konsumin dhe blerjen e një makine. Në Shqipëri, anketa e vitit 2020 tregoi se në Shqipëri, familjet e marrin më së shumti kredinë për shtëpi, makinë dhe konsum. Preferencat e familjeve për qëllimin e huasë u përmbysën në vitin 2020.

Nga viti 2011-2014, anketa e Bankës Qendrore te Austrisë ka evidentuar se familjet në Shqipëri e merrnin kredinë më së shumti për blerje shtëpie, financimin e konsumit dhe preferenca e tretë ishin studimet, dhe e katërta blerja e makinës. Por pas 6 vitesh blerja e makinës doli si arsyeja e dytë madhe pas shtëpisë për marrjen e një kredie, duke lenë pas konsumin dhe edukimin.

Interesi për të financuar nevojat me kredi bankare është rritur ndjeshëm në vitin 2020. Përqindja e qytetareve që duan të marrin kredi në vitin në vijim arriti nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur nisi të bëhej vrojtimi. 11,5 % e familjeve të pyetura planifikojnë të marrin hua gjatë vitit në vijim, ky ishte niveli më i lartë që nga viti 2008 ku 11.9% e familjeve planifikonin të merrnin kredi vitin e ardhshëm.

Tendenca është e njëjtë edhe për vendet e tjera të rajonit të cilat kanë nisur të rikthehen në banka për hua pas stepjes që krijoi kriza financiare e vitit 2008. Edhe në Rajon si në Shqipëri kërkesa për kredi nga familjet udhëhiqet nga nevoja për blerjen e pasurive të paluajtshme, shtëpive. Vrojtimi tregoi se 45% e familjeve që kanë në plan të marrin hua e duan atë për të blerë Shqipëri. Kjo përqindje shënoi rritje me 15 pikë % në raport me anketën paraardhëse të vitit 2017-2018./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...