Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Icardi harron shiritin e kapitenit, ja tre kushtet që i vendos Interit për tu rikthyer

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Interi po kalon një moment vërtetë delikat, pasi po përballet me një emergjencë totale në repartin e sulmit dhe për më tepër, është në një fazë mjaft të rëndësishme për objektivat sezonalë. Trajneri Luciano Spalletti nuk ka më luksin për të zgjedhur në repartin e avancuar, pasi dëmtimit të Keita Balde i është shtuar edhe ai i Perisiç, ndërsa Lautaro Martinez është pezulluar për sfidën e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt dhe rrezikon pezullimin edhe për derbin ndaj Milanit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit, me në krye Administratorin e Deleguar për Çështjet Sportive, Giuseppe Marotta, po punojnë për të bindur Mauro Icardin të vihet në dispozicion të trajnerit. Kështu mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim të dytë mes Marottës, Wanda Narës, Icardit dhe avokatit të çiftit, Paolo Nicoletti, i cili po bën edhe ndërmjetësuesin për të rivendosur paqen mes palëve.

Megjithatë rezultatet nuk kanë qenë aspak optimiste, pasi Icardi ka vendosur kushtet e tij që të rikthehet, duke qenë se ka hequr dorë nga pretendimi për të pasur shiritin e kapitenit, por ka kërkuar të tjera gjëra ndaj shoqërisë. Kështu kërkesa më e rëndësishme e sulmuesit është që klubi të dalë dhe të japë një sqarim publik për arsyet pse e detyruan t’i heqë shiritin e kapitenit, gjë që Marotta kërkon ta shmangë medoemos, pasi kërkon që problem të mbetet brenda ambienteve familjare.

Kërkesa e dytë e sulmuesit është që Interi të nisë një fushatë për të përmirësuar imazhin e Icardit dhe të bashkëshortes menaxhere të tij, ndaj të cilëve janë thënë shumë fjalë të tepërta gjatë kësaj kohe lufte mes palëve. Kjo është një pikë që Interi ka premtuar se do ta bëjë mirë, ndërsa kërkesa e fundit e Icardit është që të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, ndërsa pretendon se ka marrëdhënie të mira me pjesën më të madhe të lojtarëve dhe nuk ka asnjë arsye për të kërkuar ndjesë.

Vlen të theksohet se palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje, ndërsa mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se është thuajse e sigurt tashmë që sulmuesi do të mungojë edhe ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, por Interi shpreson ta ketë për derbin e 17 Marsit me Milanin. Kjo sfidë do të jetë mjaft e rëndësishme për objektivat e klubit zikaltër, që kërkon të mbetet në zonën Champions të renditjes, pasi çdo pozicion tjetër do të ishte dështim për sezonin.

Tags: harronIcardiInteritkapitenitkushtetrikthyershiritinvendos

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Tradita vazhdon, si u ‘harbuan’ gratë dhe vajzat në Tiranë për 8 mars (Video)

Policia jep detaje për vrasjen në Peqin, ja çfarë po bënin dy vëllezërit

“Ushtria e gatshme për çfarëdo urdhri”, Platforma e Prishtinës tërbon Beogradin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com