Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I vdiq vëllai në burg, shqiptari fiton gjyqin ndaj shtetit në Strasburg

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes së një të dënuari i cili ndërroi jetë në spitalin e burgut dhe për mos mjekimin e tij shteti shqiptar u gjobit me 12 mijë euro.

Çështja që zgjati disa vite në gjykatat vendase e më pas në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut u vu në lëvizje nga shtetasi Fatos Prizreni që është vëllai i të ndjerit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit që e përfaqësoi familjen e të ndjerit në të gjitha shkallët e gjyqësorit deklaron se prokuroria nuk e hetoi siç duhet vdekjen e të dënuarit.

“Raporti mjeko-ligjor konstatoi në trupin e të ndjerit se në kyçet e tij kishte disa shenja dëmtimi me mjete të mprehta, por nuk mund të përcaktohet se çfarë ishin konkretisht këto mjete të mprehta. Atëherë vëllai dyshoi se personi ishte mbajtur me pranga gjatë kohës që kishte qëndruar në spitalin civil, pasi edhe më parë që kishte qëndruar në këtë spital, kishte rezultuar se vëllai ishte lidhur me çarçaf për të mos ikur. Ndërkohë që duhet thënë se Shpëtim Karadakliu vuante nga sëmundja e obezitetit dhe insufiçencës multi të organeve të tij që e bënte të pamundur praktikisht dhe objektivisht ikjen e tij. Gjithashtu nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se nuk kishte shenja medikamentesh në gjakun e viktimës, ndërkohë që ai ishte mbajtur në spital. Në këto kushte iu drejtua Gjykatës së Strazburgut. Pas tre vitesh kjo gjykatë ka dalë me një vendim në favor të aplikantit, në favor të Fatos Prizrenit duke thënë që: vdekja e vëllait të tij në spital dhe rrethanat që kanë çuar në vdekjen e tij nuk janë hetuar në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme, pra efektive nga autoritetet shqiptare”- tha Erida Skëndaj.

I dënuari ndërroi jetë në 2011 në spitalin e burgut. Kur i vëllai shkoi ta takonte ai kishte ndërruar jetë. Nga dosja e spitalit thuhej se sh.p ishte diagnostikuar me elefantozë , obezitet i rëndë dhe se ai merrte mjekim, por nga analizat rezultoi se ai nuk kishte në gjak gjurmë medikamentesh dhe se në duar kishte shenja të prangave.

Ky vendim i Strasburgut i hap rrugë edhe padive të disa të dënuarve të tjerë , mes tyre çështjes së të burgosurit Fotaq Zaharia i cili pretendon në gjykatën e Strasburgut se shteti shqiptar nuk i ofron mundësinë për tu diagnostikuar./ Top Channel

Tags: fitongjyqi vellainë burgshtetitStrasburgvdiq

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Rama për “Al Jazeera”: Shqipëria nuk është gati t’i bashkohet BE-së

Braçe poston selfie-n me Ramën, ja si e quan kryeministrin

Parashikimi i motit, mësoni si do të nisë java







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com