Sport

I tmerruar nga tërmeti, lojtari maqedonas i Kukësit “lë në baltë” skuadrën


               Publikuar në : 22:17 - 03/12/19 M D

Lojtari maqedonas Tome Kitanovski, i cili luan për ekipin e Kukësit është larguar nga Tirana, pas tmerrit që përjetoi me tërmetin në Shqipëri në datën 26 nëntor.

Mediat shkruajnë se ai ndodhet në vendlindjen e tij dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Duro në sfidën me Tiranën.

Gjatë prononcimit për mediat ditën e sotme, trajneri Shpëtim Duro pohoi se lojtari nga Maqedonia është mungesa e vetme në sfidën e radhës.

Ai theksoi më tej se Kitanovski i ka përjetuar keq tërmetet dhe klubi ka preferuar të mos i ushtrojë presion duke e lënë ta marrë ai vendimin përfundimtar. /Dosja.al

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT