Politikë

Rama i dërgon mesazhin nga Londra, Basha bën lëvizjen e radhës me aleatët


               Publikuar në : 22:36 - 03/12/19 M S

Kryeministri Edi Rama i përcolli ftesën e radhës kryedemokratit Basha, për t’u ulur në dialog. Teksa Rama duket se nuk do të dorëzohet, nga ana tjetër, kreu i PD-së ka bërë lëvizjen e radhës me aleatët. Gjatë mbrëmjes, kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se aleatët e koalicionit opozitar, rikonfirmuan mbështetjen për planin e opozitës të paraqitur nga Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

-Shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.

-Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.

-Anullim i 150 milionë dollarëve, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.

Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura. Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar, dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në Samitin e NATO-së, por nuk e ka lënë mënjanë politikën. Në disa komente në Twitter, ai i është drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke mos i kursyer akuzat dhe ironinë.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë… Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”, shkruan Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT