E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

I tha ‘qorre’, Renato Mekolli: Jam penduar, ‘Hell’s Kitchen’ është show

Renato Mekolli duket se është penduar për fyerjen që i bëri në një prej episodeve një konkurrenteje në emisionin e tij. Erkiada bëri një gabim në kuzhinë, ndërsa shefi e quajti atë “qorre” për faktin se ajo mbante syze.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthente, dhe ti vihej kundër shefit të kuzhinës për arrogancën ndaj kuzhinierëve të rinj.

Ai thotë se nuk është aspak qëllimi i tij që të ofendojë, dhe se ai vetë ka mbajtur syze. Pornë fund jep një këshillë se emisioni që drejton orientohet drejt show-t, dhe se askush nuk duhet të imitojë se çfarë ndodh aty.

“Edhe shefi pendohet. Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!

Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!

Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam. Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!

Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje çfare ndodh aty”, shkruan shef Renato.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...