E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Situatë kritike me koronavirusin në Greqi, izolohet Kozani

Greqia i shtohet listës së vendeve ku vala e dytë e pandemisë po rrezikon popullatën. Autoritetet shendetësore në Greqi, menjëherë kanë rikthyer masat e ashpra, si një mënyrë për mos përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës. Në Greqi janë 23.947 të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 482 persona.

Pas rritjes së numrit të infektimeve, sot është izoluar qyteti i Kozanit. Sekretari i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, ka thënë se rajoni është në “kërcënim në rritje” dhe masat hynë në fuqi ditën e sotme dhe do të zgjasin deri më 29 tetor.

Masat në fjalë përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskave ngado, ndalimin e grumbullimit të njerëzve dhe ndalimin e udhëtimit jashtë qytetit.

Po kështu do të mbyllen dyqanet, palestrat, gjykatat, restorantet, kinematë, festivalet e muzikës, muzetë dhe vendet arkeologjike. Shkollat do të vazhdojnë të zhvillohen për nxënës dhe mësues, të cilët duhet të jenë të pajisur me maska, ndërsa mësimi në universitete do të zhvillohet online.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Shpërthim i fuqishëm në Greqi, banorët zgjohen të alarmuar

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...