E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

I kërkuan dokumentet për ti vizituar të ëmën, dhunë ndaj mjekes e infermieres

Një 28-vjeçare ka dhunuar një mjeke dhe një infermiere në Poliklinikën e Fierit, ndërsa “mollë sherri” janë bërë procedurat që duhen ndjekur për kryerjen e një vizite. Mjekja Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli, kanë qenë gjatë orarit të vizitave, kur në mjediset e Poliklinikës ka hyrë 28-vjeçarja Viola Selimaj. Kjo e fundit ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.

Mjekja dhe infermierja kanë kërkuar nga e reja që të kryente të gjitha procedurat për ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej. Kaq ka mjaftuar për të ndezur gjakrat. Situata ka nisur të agravojë në çastin kur 28-vjeçarja ka nisur fillimisht të bërtasë e të kërkojë me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën. Ajo ka goditur me shkelma e grushte e më pas është larguar nga mjediset e Poliklinikës. Tashmë uniformat blu janë vënë në kërkim për kapjen e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...