E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Udhëtimet flagrante me kreun e inceneratorëve”, Gjiknuri padit Gazment Bardhin

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka reaguar ndaj akuzave të Gazment Bardhit i cili tha se ai se ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave. Me një postim në Facebook, Gjiknuri bën me dije se ka paditur për shpifje sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, ndërsa mohon të ketë pasur një udhëtim charter.

Gazment Bardhi dje akuzoi sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, për lidhje me ata, që ai i quajti “mafiozët e inceneratorëve”, ndërsa publikoi në foltore edhe një foto, që sipas demokratit, tregojnë udhëtimet e Gjiknurit si Ministër Ekonomie dhe Energjetike, me përfituesit e inceneratorëve. Bardhi ngriti edhe disa pyetje kundrejt Gjiknurit, të cilin e pyeti nëse kishte një shtëpi në Maltë, si edhe llogari të fshehtë bankare. Bardhi nxori një listë me 15 udhëtime, ku sipas deputetit opozitar, ish-ministri i Energjisë shoqërohej nga ata të cilët Bardhi i quan përfituesit kryesorë të inceneratorëve.

Statusi

“Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë. Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit. Nën presionin e “Foltores”, duket qartë se Gazi i Lulit dhe Luli i Gazit e kanë nxjerrë në shitje partinë si shpifësa me pagesë, gjobvënësa ekonomik e politik, duke ju vetofruar blerësit më të parë. Gaztori i Lulit të gjejë avokatin dhe bëjë gati mbrojtjen në gjykatë! Siç e sfidova dje publikisht në Kuvend, hapi i dytë, të bëjë gati heqjen dorë nga mandati si shenjë reflektimi për budalliqet me pagesë që nxjerr nga goja!”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me padinë që Damian Gjiknuri ka ngritur ndaj tij për shpifje. Bardhi shprehet i vendosur, duke shkruar se mirëpret çdo padi ndërkohë që i qëndron deklaratës së mëparshme duke përsëritur akuzat ndaj Gjiknurit.

“Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.

Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.

Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.

E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...