Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“I gjithë sistemi është në kolaps”, Basha: Ja sa do ta kenë pagën mjekët dhe infermierët

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“I gjithë sistemi është në kolaps”, Basha: Ja sa do ta kenë pagën mjekët dhe infermierët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur pas një takimi me ekspertët e shëndetësisë në Tiranë, pohoi se keqmenaxhimi është shkaku kryesor që ky sektor është në kolaps.

Teksa renditi dështimet në sektorin në fjalë, Basha shtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet paga minimale e doktorëve do të jetë 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro.

Kryetari i PD-së tha se sektori i farmaceutikës ka qenë një ndër sektorët me korruptiv në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Pa zgjedhje të lira nuk mund të këtë bashkëjetesë demokratike dhe as Bashkim Europian.  Do të kem mundësinë për një shpalosje të plotë të programit për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi ku ndodhet. Keq menaxhimi i çoi shëndetësinë në gjendje kome. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia bën shërbim më të keq.

Shëndetësia në Shqipëri renditet e fundit në Ballkan. Sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Në tre vitet e fundit Shqipëria renditet e fundit për cilësinë në shëndetësi. Treguesit kanë ardhur në përkeqësim që në 2013. Financimi është më i ulëti,janë rritur  shpenzimet e PPP-ve. Në radhë të parë këtu vendoset se çfarë do të vidhet sa do vidhet dhe kush e vjedhë në hesap të kujt. Mos të flasim  pastaj për Check-Up, i cili na i nxjerrë burrat me barrë dhe gratë me probleme me prostatën.

Sektori i farmaceutikës në Shqipëri dhe Ballkan ka njohur një korrupsion të madh në këto vite. I gjithë sistemi është në kolaps, sepse ka asgjësuar perspektivën e zhvillimit të paktën për momentin. Dua të them se krijimi i monopoleve gjigande private të financuara prej buxhetit ka futur në kolaps institucionet shëndetësore. Gjendja në spitale është katastrofike. Ka mungesa medikamentesh. Mungesat nuk kanë fund, marrin përmasa afrikane të Afrikës qendrore siç është mungesa e paracetamolit në urgjencat”-theksoi Basha.

Basha u ndal edhe tek rastet e dhunës në spitale, ndërsa renditi edhe arsyet që e prodhojnë atë.

“Nuk kalon javë pa pasur goditje, përplasje në spitalet e vendit. Rrogat më të ulëta në rajon.  Rrogat më të larta nuk kapin as gjysmat e rajonit. Rajoni i ka rritur, ndërsa ne nuk kemi indeksuar as për inflacionin. Ky është një nivel që nuk është parë as në vitet 70. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët, pagat katastrofë.  Të gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha. Mjekët dhe infermierët përpiqen t’u shërbejnë  qytetarëve, por po e bëjnë shërbimin  si në spitale lufte. Spitalet e rretheve kanë mbetur vetëm në godina.

Shërbim shëndetësor është i varfër, pak mjekë dhe pak ilaçe.  Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur  një diskutim me të gjitha grupet për të haertuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.  Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi  dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor. Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet”-shtoi Basha.

Tags: bashaështëgjithëinfermieretkenëkolapsmjeketpagensistemi

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
Hiqen gjatë natës gërmat në godinën e Teatrit Kombëtar, shpërthen aktori: Thjesht provojeni

Hiqen gjatë natës gërmat në godinën e Teatrit Kombëtar, shpërthen aktori: Thjesht provojeni

“LSI nuk është më e qetësisë dhe dashurisë”, Kryemadhi mesazh Ramës: Mos guxo të cënosh, se do…

“LSI nuk është më e qetësisë dhe dashurisë”, Kryemadhi mesazh Ramës: Mos guxo të cënosh, se do…

Rama mesazh Bashës nga Samiti i Diasporës

“Luli do të bëhet kryeministër”, flet Rama: Nuk jam votuar që të punësoj atë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com