E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

I dhanë 1% shanse për të mposhtur koronavirusin, 56-vjeçari lë spitalin pas 92 ditësh

Pas një beteje prej 92 ditësh me koronavirusin në spital, Steve White, 56 vjeç është rikthyer në shtëpinë e tij në Herefordshire, në Angli.

Sipas “The Mirror”, 56-vjeçari u shtrua në spital më datë 19 mars, katër ditë pasi kishte rezultuar me koronavirus.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe mjekët i dhanë atij vetëm 1% shanse mbijetese. Mjekët i thanë familjarëve të pacientit, se shanset që 56-vjeçari ta mposhte koronavirusin ishin shumë të pakta.

Por dy fëmijët e tij iu lutën mjekëve që ta mbanin babanë e tyre edhe për disa ditë në respirator.

“Ata kurrë nuk më braktisën. Unë u kam borxh jetën time fëmijëve dhe mjekëve. I gjithë stafi i spitalit më quajti një hero, por ata janë heronjtë e vërtetë. Ishin ata që më mbajtën gjallë”, tha 56-vjeçari pasi doli nga spitali.

Britaniku ka qëndruar për 63 ditë në kujdesin intensiv. Ai tha për mediat vendase se nuk kujton shumë nga koha e tij në spital.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...