E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

I dashuri në burg për përdhunim, vajza e prindërit pranojnë denoncimin e rremë

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë rastin e Orgest Merkos, i cili është akuzuar padrejtësisht për përdhunim dhe drogim të miturish. 26-vjeçari ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ka qenë deklarata e nënës së vajzës që ka bërë të qëndrojë në fuqi kjo masë sigurie.

“Djalin tim e penalizon fakti se pas deklaratës së vajzës, nëna e vajzës jep po të njëjtën deklaratë që vajza më është dhunuar, etj., etj”, tha e ëma.

Ndërkohë më vonë nëna e vajzës jep një deklaratë noteriale, ku pranon, se fëmijët duhen dhe do të fejohen.

“Në maj nëna e vajzës jep një deklaratë ku thotë se nuk kemi asnjë problem me djalin, vajza ka ikur me dëshirë. Edhe nga vajza është thënë e njëjta gjë, unë e dua djalin dhe vazhdojmë të duhemi”, tha e ëma e 26-vjeçarit.

Për sa i përket akuzës së drogimit, analiza toksikologjike ligjore, e ka nxjerrë vajzën të pastër nga lëndët narkotike si heroinë apo kanabis sativa.

“Nga ekspertiza e bërë më 5 mars 2021 thuhet se nga analizat e kryera rezulton se nuk u zbulua prania e produkteve të metabolizmi të heroins dhe kanabis sativës. Nga kjo bie poshtë deklarata e vajzës ku përmendet përdorimi i detyruar i lëndëve narkotike”.

Në deklaratë flitet edhe për disa gërvishtje në trupin e të miturës, por kush ia ka bërë ato?

Denoncuesja: Kur erdhe nga andej, që kishe patur ca gërvishtje.

Vajza: Jo me, se u gërvishta kur erdha unë. I kam pas kështu, gricje shkurresh kanë qenë ato.

Denoncuesja: Po kur? Kur ike rrugës në fshat?

Vajza: Kur erdha. Kur zbrita.

Denoncuesja: Domethënë nuk kanë qenë gërvishtje, siç i kanë interpretuar ato?

Vajza: Jo! Ncuq! Ato dukeshin, që ishin të grricura.

E ëma e djalit thotë se më vonë janë bërë gjyqet. Ajo shprehet se po pritet zëvendësimi i masës, kur djali i saj ka 8 muaj që rri në paraburgim. Marrëdhëniet mes familjeve janë rregulluar dhe e ëma e Merkos shprehet se do që të mos lërë fëmijët me sherre sepse edhe kur të dalë djali nuk do që të krijohen probleme.

Lexo edhe :   Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

Në një audioregjistrim vajza thotë, se ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e djalit.  Ajo shprehet, se deklaratat i ka firmosur pa e ditur se çfarë përmbanin dhe nën presion. Faktin, që nuk ka patur as dhunë e as drogë, por raport të vullnetshëm, e pranojnë të dy prindërit e vajzës.

Denoncuesja: Deklarata, që kishe bërë ti, e datës 1 mars, ishte tamam. Deklaratën, që të kishte thirrur prapë ty ky…

Vajza: Dhe ajo e datës 1 nuk është tamam, sepse është fut dhe ajo goca tjetër. Ia ke parë emrin?

Denoncuesja: Cila gocë?

Vajza: Ça është ajo, që ka pas Gesti.

Lexo edhe :   Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

Denoncuesja: Po s’kishte lidhje. Ti ke thënë gjë për atë?

Vajza: Jo dhe mua më bën përshtypje, ç’ne është fut emri i asaj?!

Denoncuesja: Aty domethënë duket, që e ke thënë ti, te deklarata.

Vajza: Po, pra, po aty është problemi.

Denoncuesja: S’e ke thënë ti?

Vajza: Unë s’dija gjë hiç. As që ishte deklaratë. Ku e kisha mendjen unë. Dhe kur e mora vesh pastaj, që kishin përmend hallën, burrin e hallës. I ke pa?

Denoncuesja: Domethënë ti nga këto, s’ke thënë gjë?

Vajza: Ncuq! Thashë unë atje që më detyruan të firmosja dhe të gjitha gjërat? I kishte shkuar lajmi. (Oficerit të policisë gjyqësore) Ngaqë ishte Moza (nëna e saj) edhe thoshte unë s’të kam mbajtur ndonjëherë ty me zor. Se ishte Moza, se të ishte vetëm me mua, fliste ndryshe.

Biseda me prindërit e vajzës, të cilët pranojnë, se vajza ka ardhur mirë

Denoncuesja: E thotë edhe vetë, që erdhi si kokrra e mollës goca.

Babai: Ore lëre, se mirë ka qenë. Ti nuk po e kupton tani, që Klevi (vëllai i vajzës) me Gestin janë zënë dhe kanë kunja e gjëra.

Nëna e vajzës: Ishte kjo, që unë po ta dija, se ka shkuar atje dhe ishte me një njeri, do ishte tjetër gjë. Nuk e vrisja mendjen. Nuk i bija në sy, se më dhimbsej, se ndihej fajtore (për vajzën)./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...