E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Zëri i Amerikës”: Takimi i ri i nismës “Ballkani i Hapur”, pa Zoran Zaevin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ju bashkuan të mërkurën mbrëma presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd për takimin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, që mbahet të enjten.

Nikola Dimitrov është në Beograd në këmbë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili të dielën shpalli dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet për pushtetin komunal.

Një darke të përbashkët dhe një shëtitjeje në Beograd i është bashkuar të mërkurën kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili ndodhët për një vizitë në Serbi. Mali i Zi nuk është i bashkuar kësaj nisme sikurse as Bosnja dhe Kosova.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, hodhën në tetor të vitit 2019 nismën me emrin “mini-shëngeni” Ballkanik, ndërsa në korrik të këtij viti i ndryshuan emrin në “Ballkani i Hapur”, një nismë për siç është thënë, vendosjen e lëvizjes së lirë për njerëzit, mallrat e shërbimet ndërmjet vendeve të rajonit.

As ndryshimi i emrit, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës e cila nuk pajtohet me nismat që mund të duken si zëvendësim i proceseve integruese evropiane.

Nisma ndërkaq është mbështetur nga diplomatët perëndimorë. Ditë më parë gjatë një dëgjimi në Kongres, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht.

“Udhëheqësit e tre vendeve (Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut) që e kanë hedhur nismën për Ballkanin e Hapur, na kanë siguruar se është e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne u besojmë. Në fakt nuk mund të ketë sukses pa tre vendet tjera”, tha ai.

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit

Ai shtoi se kjo nismë është e ngjashme më atë që nën procesin e Berlinit njihet si tregu i përbashkët rajonal.

“Mendoj se plotësojnë njëra-tjetrën dhe çdo gjë që i afron vendet mes tyre, do të krijojë mirëbesim ndërmjet njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje tjera. Pra, po, i mbështesim të gjitha përpjekjet për të afruar vendet ekonomikisht mes tyre”, tha ai, duke nënvizuar se një treg i tillë do të ishte shumë tërheqës për kompanitë amerikane.

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit

Mospajtimet rreth nismës kanë nxitur përplasje në distancë ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...