Një nga të dënuarit në burgun e Drenovës, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. I ndjeri ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi rezultoi i infektuar.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve mes të dënuarve, është marrë vendimi që tashmë burgu i Shënkollit të kthehet në spital Covid.
7 të dënuar nga burgu i Drenovës janë dërguar sot në IEVP-në e Shënkollit.