E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Dhunon dhe filmon “rivalen”/ “Më thanë se do më vrisnin, më kanë kërcënuar në prani të familjarëve”, rrëfimi tronditës i 22-vjeçares

Në fund të muajit gusht, një video u bë virale për shkak të dhunimit të një vajze, të cilën e detyronin të pohonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e mikes së saj. Policia reagoi me vonesë. Për gati 24 orë videoja u shpërnda në çdo faqe virale rrjeti, ku e reja dhunohet dhe shantazhohet nga Margarita Gjoni.

Kjo e fundit dhunoi të dashurën e të fejuarit, Brisilda Rrokun. E reja, në një intervistë për “Shqipëria Live”, ka rrëfyer se është kërcënuar që të bënte atë video. Ajo ka thënë se Margarita Gjoni së bashku me mikeshat e saj e kanë ftuar për kafe, dhe më tej e kanë çuar në shtëpi, duke i bërë presion me thika. Në atë çast, e kanë detyruar që të bënte videon, që u shpërnda në kohë reale. Po kështu e kanë kërcënuar në prani të familjarëve.

“Me Nojën kam patur raport miqësor. Kam pak kohë që i njoh dhe nuk është aspak e vërtetë që më kanë mbajtur me bukë për dy vite.

Nuk kam punuar në lokalin e tyre, vetëm i kam ndihmuar kur kam patur kohë të lirë. Unë kam punuar në një call center dhe s’kam pas asnjë lidhje me Margaritën. Raporti jonë ka qenë rastësor, kam patur jetën time.

Më kanë ftuar për kafe dhe më çuan në shtëpi, e më bënë presion me thika. Më detyruan që të bëja video. Më morën nga çanta gjërat e mia dhe më bënë presion që të bëja videon. Më thanë se do më vrisnin dhe më kërcënuan me familjen. Gjithashtu kanë ardhur e më kanë kërcënuar te shtëpia ime, në prani të familjarëve”, tha 22-vjeçarja.

Lexo edhe :   Oficerët e SHÇBA zbarkojnë në Laç, prangosin kolegun e tyre

E pyetur nëse ka patur lidhje me Nojën, ajo e mohoi një gjë të tillë. “Nuk është aspak e vërtetë se kam hyrë mes tyre. Ata kanë pas probleme, dhe unë nuk di shumë për to. Nuk kam patur shumë konfidenca me to, por di që kanë qenë të ndarë”, tha Brisilda.

Biseda në video:

Vajza e dhunuar: ‘Kam ardh në 2 sahati prej pune ske qenë ti aty, edhe i kam thënë më jep 10 mijë lekëshin që më ke borxh se jam pa lekë, se janë edhe 100 mijë lekë të tjera që mi ka borxh filani dhe më ka thënë hajde pak mbrapa e të kallxoj. Edhe nejti tu më puth e tu më prek.

Lexo edhe :   Tentoi të vriste bashkëfshatarin, kapet 30-vjeçari i rrezikshëm

Margarita: E manej? Keni kry marrëdhënie. Nuk a marre me e than. A ke kry marrëdhënie me ta? Se një mashkull kur të puth kur të fut duart normal që q*hesh. A je q* me ta?

Vajza e dhunuar: Vetëm një herë.

Margarita: Çohu. Ke shku me atë mashkull?

Vajza e dhunuar: Vetëm një herë.

Margarita: Si a kenë puna, ma kallxo dhe një herë prej fillimit.

Vajza e dhunuar: Ta kallxova nji herë, thashë më ka ngacmu puna e 10 mijë lekshit. Më tha mos e kallxo njeriu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...