Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“I bëj thirrje autoriteteve në Beograd dhe Presidentit që të mos…”, Rama flet për situatën në veri

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun e tij spanjoll në Tiranë, ka shprehur qendrimin e tij lidhur me tensionet në veriun e Kosovës. Rama i ka dalë në mbështetje nismave të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka apeluar ndaj autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë, që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe mos i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që duhet të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri bisedimeve mes dy vendeve.

“Kemi folur për Kosovën. Dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm, për arsye që lidhen me vetë Spanjën, por që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe të drejtës së tyre. Sidoqoftë, kemi diskutuar në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim tërësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar edhe jo për t’u diskutuar. Por përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua edhe nga Shtetet e Bashkuara përmes ambasadorit në Kosovë. I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë, që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe asnjë lloj alibie me grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre, i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje, që duhet të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri bisedimeve mes dy vendeve”.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa. Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Në një komunikatë zyrtare të lëshuar në orët e para të mbrëmjes, Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Qeveria thekson se bëhet fjalë për një tendencë për destabilizimin e Kosovës, dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit. Qeveria e Kosovës zotohet të shtyjë zbatimin e reciprocitetit deri më 1 shtator, që nga momenti që do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Tags: kosoveramaserbi

TË LIDHURA

Aktualitet

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026
Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026
Bota

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026
Next Post

Histori suksesi, ndahen binjakët siamezë me tru të përbashkët

Deputeti ukrainas: Të gatshëm të dërgojmë trupa në Kosovë kundër serbëve

“Ne qëndrojmë pranë serbëve”, Rusia del publikisht në krahë të Serbisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

by mirseda
15:08 | 08/06/2026
0

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi ka komentuar përmes një analize në The Guardian protestën e nisur...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com