Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Hysaj: I gatshëm të luaj ku do trajneri, lojtarët e rinj janë të rëndësishëm

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Elseid Hysa është një nga lojtarët më të kompletuar që ka në dispozicion Panucci, i cili luan në nivele të larta. Është mjaft i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare dhe tashmë është kthyer të flasë si një lider i vërtetë. Hisja në prononcimin për mediat ka folur për atmosferën në kombëtare para ndeshjes miqësore më Turqinë dhe lojtarët e rinj që i janë bashkuar ekipit. Po ashtu është shprehur i gatshëm të luaj në çdo pozicion që ka nevojë trajneri, si ç’është duke bërë momentalisht tek Napoli, pas dëmtimit të Ghoulan.

“ Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, megjithatë kemi patur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollistët jemi njohur më mirë me njëri tjetrin por edhe me trajnerin. Do të jetë një ndeshje kontrolli, për të kuptuar se ku kemi arritur dhe në çfarë forme jemi. Turqia është një skuadër shumë e fortë ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në klube shumë të mira. Ky do të jetë një test impenjativ për ne që do të bëjë të kuptojmë se cili është potenciali ynë i vërtetë. Nëse fitojmë do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen”.

Eliminatoret e Botërorit tani janë lënë pas me një vend të tretë sipas Hysajt që vlen për tu vlerësuar, por gjithmonë me kujdesin e nevojshëm për të rikuperuar atë çka nuk ka shkuar, në funksion të së ardhmes.

“Ishim në një grup me Spanjën dhe Italinë dhe nuk duhet të anashkalojmë kurrë këtë fakt. Për ne eliminatoret e Botërorit ishin shumë të vështira. Vendi i tretë ishte pozitiv për ne, megjithatë duhet të shohim se ku kemi gabuar, për të sistemuar ato gabime në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për eliminatoret e Europianit të ardhshëm”.

Ka gjak të ri në Kombëtare, dhe për të gjithë ata që pyesin se si mund të jenë pritur të mbërriturit e rinj Hysaj jep një panoramë të atmosferës në grupin kuqezi ku të gjithë konsiderohen të rëndësishëm pasi të gjithë luftojnë për një qëllim.

“Grupi është fantastik, edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive”.

Të paevitueshme dhe pyetjet për Napolin, aty ku trajneri Sarri së fundmi e ka spostuar shkodranin në krahun e majtë për shkak të dëmtimit të Ghoulam, një pozicion jo i panjohur ky për Hysajn.

“ Në klubin tim kam luajtur si mbrojtës i majtë edhe përpara tre vitesh por të rikthehesh në atë rol pas një periudhe kaq të gjatë është pak e vështirë, megjithatë unë jam i gatshëm aty ku ma kërkon trajneri dhe ku ka nevojë skuadra.”

Te Napoli, për supersticion e kanë të ndaluar fjalën titull, por ecuria e shkëlqyer e skuadrës që kryeson kampionatin italian i bën të gjithë të ëndërrojnë, padyshim edhe Hysajn.

“Fitimi i kampionatit do të ishte diçka shumë e madhe për Napolin, pasi kemi 30 vjet që e presim këtë mundësi. Ky është sezoni i duhur për t’ia arritur qëllimit. Humbëm një futbollist të rëndësishëm si Ghoulam por kemi lojtarë të tjerë me peshë në skuadër dhe besoj që do t’ia dalim”.

Tags: gatshëmHysajjanëlojtarëtluajrëndësishëmrinjtrajneri

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”

21:15 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve: Ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Angli-Republikë Çeke LIVE sonte në 20:45

20:43 | 06/10/2026
Next Post

Gazeta austriake Kurir: Maqedonia dhe Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE-së

Sadiku: Me kombëtaren gjithmonë jap diçka më shumë

OKB: Shqiptarët po plaken. Parashikimi alarmant për popullsinë në vend







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com