E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Hoti nuk jep detaje për 4 pacientët që humbën jetën në Klinikën Infektive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka dhënë koment lidhur me 4 pacientët që flitet të kenë humbur jetën në Klinikën Infektive.

Në një konferencë për mediat, Hoti theksoi se stafi është duke bërë më të mirën dhe nëse do ketë diçka organet përkatëse do të merren.

Ajo çfarë ra në sy ishte se në konferencë nuk ishin prezent as ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e as drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Ne bashkë ndjejmë më familjet e atyre rasteve, stafi është duke e bërë më të mirën, nëse ka ndodhur diçka janë organet e hetuesisë. Unë e di që stafi shëndetësor po bën maksimumin aty. Informatat që i kam është se është bërë maksimumi”, tha ai.

I pyetur se a do të jap dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Hoti deklaroi se Zemaj është në krye të detyrës.

“Po bëjmë maksimumin për të menaxhuar me situatën, jemi në krye të detyrës edhe ministri edhe stafi. Nuk mund të komentoj ato që fliten, organet përkatëse çka do që do të identifikojnë do të merren masa. Personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin”, theksoi ai.

I pyetur se a është tani koha për gjendje të jashtëzakonshme, Hoti tha se posa të sugjerohet një gjë e tillë nga profesionistët shëndetësor, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

“Në atë moment që personeli shëndetësor më sugjerojnë që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të hezitoj asnjë moment që ta bëjë këtë”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...