E diel, 13 Qershor, 2021
22.5 C
Tirana

Horoskopi, 27 Prill 2020

Dashi

Nevojat e të tjerëve do të bëjnë që të lini pas dore veten. Veproni ashtu siç dëshironi dhe mbi të gjitha krijoni mundësi për t’u relaksuar gjatë ditës. Ata që kanë investuar para në bazë të këshillave të një personi që i besojnë, ka gjasa të kenë përfitime.

Demi

Mos e dënoni veten për gjëra të panevojshme, pasi kjo do të ndikojë negativisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Do t’ju mungojë vazhdimisht prania e një personi tuaj të afërt, çfarë do t’ju bëjë t’ju duket sikur asgjë nuk ka kuptim.

Binjakët

Përfshihuni nëpër aktivitet që do t’ju bëjnë të ruani qetësinë. Zgjidhja e një problemi me partnerin/partneren tuaj do t’ju risjellë lumturinë. Thjeshtësia në momente të caktuara do t’ju bëjë të ecni përpara.

Gaforrja

Ekziston mundësia të vlerësoheni në punë për përpjekjet e vazhdueshme që keni treguar kohët e fundit. Megjithatë, bëni kujdes nga disa persona rreth jush, që mund të mos e dëshirojnë një gjë të tillë. Parashikohet një ditë me zhvillime edhe në aspektin personal.

Luani

Shmangni ambjentet e ndotura apo ato ku pihet duhan, pasi do të ndikojë menjëherë në gjendjen tuaj. Për beqarët e kësaj shenje, shanset për të takuar dikë që do ju tërheqë pafund janë të larta. Mos i humbisni shpresat në asnjë moment.

Virgjëresha

Përpiquni të kryeni më shumë aktivitete fizike. Një miku juaj i vjetër mund t’ju japë këshilla mjaft të vlefshme në aspektin profesional. Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Peshorja

Ka gjasa t’ju zgjidhet një problem në aspektin ekonomik. Mos i tregoni imponues në lidhjen tuaj në çift, pasi kjo do të jetë vetëm në disfavorin tuaj. Mund të çuditeni nga sjellja e një prej familjarëve tuaj sot.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje që menaxhojnë një biznes me një prej të afërmve të tyre, duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm. Ekziston mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj.

Shigjetari

Mos luftoni me fatin. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Përpiquni të çliroheni nga problemet e pazgjidhura. Komunikoni më shumë në familje, sidomos me fëmijët tuaj.

Bricjapi

Është e rëndësishme të ndiheni të lirë për të provuar diçka të re në lidhjen tuaj në çift. Çdo gjë është e mundur. Ndërkohë, puna gjatë kësaj jave pritet të ketë zhvillime të reja.

Ujori

Disa mund të mendojnë se ju do ta keni të vështirë të kuptoni diçka të re në aspektin profesional. Kjo do të jetë shumë lart të vërtetës, pasi ju do të mund t’ia dilni mbanë lehtësisht. Bisedat në familje do t’ju ngrenë moralin.

Peshqit

Nuk përjashtohet mundësia që të shënoni fitore si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Por rekomandohet t’i shijoni ato në qetësi, pasi xhelozitë rreth jush janë të mundshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 13 qershor 2021

La Gazzetta dello Sport: Eriksen shokuese: Frikë në transmetim të drejtpërdrejtë. Të Presim! Kjaer miku hero. Mban në jetë Eriksenin dhe kujdeset për të...

Sot kreu i ri i PD-së, ja ku u mbështetën më shumë sfidantët

Heshtja është e vetmja “zhurmë politike” në korridoret e Partisë Demokratike, ndërkohë që sot votohet pre kreun e ri të PD-së. Si rrallherë që...

Tiranë/ Plagosën 34 vjeçarin, policia identifikon 2 vëllezërit

Tiranë Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 34-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij...

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...