Ja si do të jetë moti këtë javë/ Parashikimi deri të premten

E hëna dhe e marta do të nisin me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshëm.

Të mërkurën e deri të premten, vendi do të përfshihet hera-herës nga vranësira të dendura.

Këto do të pasohen nga reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave, me rrufe e breshër, situatë tipike e pranverës.

Më i paqëndrueshëm parashikohet moti ditën e parë të majit, ku gjatë orëve të mesditës e pasdites, priten reshje intensive.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugut, hera-herës e vrullshme. Ditë me erë të fortë parashikohet e premtja, kur do të ketë dhe det të trazuar.