E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Historia tragjike e Bon Xhovit, nga depresioni, deri tek ndihma ndaj të varfërve

Bon Xhovi është një emër shumë i njohur, pasi është një nga bandat më të suksesshme amerikane të rrokut gjatë 40 viteve të fundit. Grupi muzikor ka shitur dhjetëra miliona albume, të gjitha të mbushura me hite të pavdekshme si “Livin’on a Prayer”, “Bad Medicine”, dhe “You Give Love a Bad Name”.

Pastaj vijnë baladat epike si “Wanted Dead or Alive” dhe “Always”. Suksesi i Bon Xhovi është gjithashtu unik, edhe për faktin që e nisi aktivitetin pak a shumë në epokën e metalarëve flokëgjatë të viteve 1980, dhe janë ndër të paktët që vijon të ekzistojë ende.

Dhe kjo për shkak se ky grup është përshtatur dhe e ka evoluar muzikës e tij, por pa e humbur asnjëherë sharmin, dhe kjo lidhet kryesisht me karizmën e solistit kryesor, Xhon Bon Xhovi. Sigurisht, ndërsa paraja dhe fama mund të ta bëjnë jetën shumë më të lehtë, por ato nuk mund të rregullojnë dot të gjitha problemet e një njeriu.

Dhe edhe nëse je shumë i talentuar, përvoja ka treguar se do të vuash akoma më shumë. Dhe djemtë e këtij grupi nuk bëjnë përjashtim. Anëtarët kryesorë të grupit janë sot në të 50-at dhe 60-at, por dikur kanë pasur një jetë po aq të vështirë, sa edhe njerëzit për të cilët flasin tekstet e këngëve të tyre.

Pas bujës që arritën në mesin e viteve 1980, me një sërë albumesh dhe turnesh të suksesshëm, solisti Xhon Bon Xhovi pësoi në fillim të viteve 1990 një krizë nervore, ku ai ndihej i pa motivuar dhe i paaftë të kompozonte apo këndonte si dikur.

Ndenja e vazhdueshme e mpirjes mendore dhe fizike, e detyruan të kontaktojë me një psikolog në vitin 1991, për të nisur seancat terapeutike. Ai Jovi ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës ”Bregu i Paqësorit” në Kaliforni, kur mendoi të vriste veten duke u hedhur nga makina në lëvizje.

Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi, dhe Xhon Bon Xhovi është me ne edhe sot. Ndërkohë në vitin 2012, vajza e tij asokohe 19-vjeçe Stefani Bonxhovi shpëtoi për pak nga vdekja, për shkak të një mbidozë droge. Ndërkohë pjesëtari tjetër i grupit Riçi Sambora pati në vitin 2007 probleme me varësinë e tij të madhe nga droga dhe alkooli, për shkak të ndarjes nga jeta të të atit, dhe divorcit nga bashkëshortja.

Në shumë raste Sambora ishte shumë i dehur për të luajtur kitarë, dhe kjo përbënte një problem serioz për turnetë që kishte planifikuar grupi. Po në atë kohë, Riçi Sambora u arrestua nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, dhe kur me vete kishte edhe 2 fëmijët e mitur. Ndërkohë anëtari tjetër Dejvid Brajan, që luan në tastierë, u aksidentua në një rast me një sharrë elektrike, duke humbur gishtin tregues të njërës dorë. Gjatë karrierës së tij, grupi Bon Xhovi ka shitur më shumë se 130 milionë albume në të gjithë botën.

Në vitin 2006, solisti Xhon Bon Xhovi themeloi Fondacionin “Jon Bon Jovi Soul”, një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar familjet që kanë rënë në krizë ekonomike. Pjesa kryesore e projektit është “Soul Kitchen”, një restorant i hapur në vitin 2011 për të gjithë nevojtarët, ku ata që kanë nevojë mund të hanë pa paguar, në këmbim të një ndihme të vogël.

Tashmë në SHBA janë hapur 2 restorante të tilla, që ofrojnë çdo vit qindra mijëra vakte ushqimore falas.

Në vitin 2001, Xhon Bon Xhovit iu dha një Doktoratë Nderi e Shkencave Humane nga Universiteti Monmauth. Interesant është fakti që nëna e tij Kerol Sharki, ka qenë dikur një lepurushe e revistës erotike “Playboy”. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Me gaz në zemër” – Kancelarja gjermane largohet me nderime ushtarake

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake. Angela Merkel është kancelarja e parë e...

Paradokset politike të Berishës

Nga: Agim Baçi Ish-Kryeministri Berisha, tashmë në një revansh të pamenduar për të rimarrë Partinë Demokratike, tetë vite pasi deklaroi dorëheqjen pa kthim, më shumë...

Aksidenti tragjik në Bullgari/Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimave

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, kanë arritur kufomat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Avionët ushtarakë janë ulur në aeroportin e Shkupit, ku...

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD në Lezhë, ja kush e merr drejtimin e partisë

Kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen. Gjoka e ka paraqitur dorëheqjen pranë Partisë Demokratike, qendër, ndërsa nuk dihen ende arsyet...

Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e rinj të KED

Në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur përfaqësueset e Gjykatës...