Gazetari hedh dyshimet: Kim Jong-un inskenoi qëllimisht “fundin” e tij

Një gazetar australian pretendon se Kim Jong-un mund të ketë inskenuar vdekjen e tij, për të ekspozuar tradhtarët e rrethit të brendshëm.

Sipas James Morrow, inskenimi i vdekjes së liderit të Koresë së Veriut ishte një provë, për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit.

“Ndoshta zhurmat për vdekjen e tij ishin ekzagjeruar shumë. Ai vendosi ta bënte këtë, për të parë sesi do të shkonin gjërat në lidhje me pushtetin, se cili do të përpiqej më shumë të merrte kontrollin”, thotë gazetari.

Kim Jong-un u shfaq në publik pas 20 ditësh mungese, në përurimin e një fabrike fertilizuesish.

Në pamjet e fundit Kim dukej se kishte një shenjë misterioze injeksioni në parakrah, që bënte të spekulohej se kishte kryer operacion në zemër.

Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong. Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.

“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.