Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Histori e panjohur e dy avionëve të NATO-s që u ulën në Rinas në vitin 1957

5 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Histori e panjohur e dy avionëve të NATO-s që u ulën në Rinas në vitin 1957

Memorie.al publikon historitë e panjohura të dy avionëve të huaj që bënë ulje të detyruar në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1951 dhe në 1957-ën. Sipas dëshmisë së Edip Ohrit, ish-komandantit të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë me gradën e kolonelit, rasti i parë me avionët e huaj që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vendit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë. Kurse rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.

“Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, që nga fillimi i vitit 1945 e deri në fundin e ’90-të, në territorin e Republikës Popullore dhe Socialiste të Shqipërisë, nuk është rrëzuar asnjë avion i huaj. Por janë ulur vetë dy avionë: një grek në vitin 1951 dhe një avion amerikan i forcave të NATO-s në vitin 1957”. Ky pohim vjen nga ish-Komandanti i Aviacionit Luftarak të Ushtrisë Shqiptare, kolonel Edip Ohri, në një intervistë të viteve më pare. Sipas dëshmive të z, Ohri, e cila konfirmohet gjithashtu edhe nga disa ish-ushtarakëve, veteran të Aviacionit Luftarak të Shqipërisë, rasti i parë me avionët e huaj që kanë pësuar incidente në Shqipëri, i përket vitit 1951, kur një pilot i forcave ushtarake të Greqisë që po bënte fluturim stërvitor mbi hapësirën ajrore të vëndit të tij, bëri ulje të detyruar në një fushë të vogël në Delvinë.

Menjëherë pas uljes, piloti grek u kap nga forcat ushtarake shqiptare dhe ai u deklaroi atyre se e kishte bërë atë ulje pasi kishte humbur kontrollin. Ndërsa fati i pilotit grek nuk u mësua kurrë, (thuhet se e zhdukën, pasi e akuzuan për spiunazh) avioni i tij u përdor edhe disa kohë nga pilotët shqiptar, deri sa u prish plotësisht.

Rasti i dytë dhe i fundit me pilotët e huaj që janë detyruar të ulen në territorin shqiptar, i përket vitit 1957(mesi i dhjetorit), kur një pilot amerikan i forcave të NATO-s me gradën e majorit, me avionin e tij “T-33” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit. Piloti amerikan ishte nisur nga një bazë ushtarake e NATO-s e instaluar në periferi të Parisit, i ngritur për në drejtim të Napolit në Itali, por retë e shumta që ndodheshin mbi atë qytet, dhe një avarie që i erdhi nga prishja e një instrumenti (radio-kompasi automatik) ia penguan uljen.

Nga pamundësia për t’u ulur në destinacionin e tij, ai e vazhdoi më tej fluturimin duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe kaloi përmbi Greqi. Por edhe mbi territorin grek ai ndeshi në re të shumta dhe kohë të keqe, kështu që u detyrua dhe u kthye përsëri mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë, për të bërë më pas ulje të detyruar në aerodromin ushtarak të Rinasit.

Menjëherë pas uljes, piloti amerikan i cili ishte ndjekur që në fluturim edhe nga disa avionë shqiptarë, u mor në pyetje nga organet përkatëse të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa piloti amerikan u mbajt i izoluar për dy javë në kushte të mira në Tiranë, Aviacioni Luftarak i Shqipërisë reagoi dhe e cilësoi uljen e atij avioni, si një fitore të madhe të aviacionit tonë.

Pas dy javësh, me ndërhyrjen direkte të Nikita Hrushovit pranë Enver Hoxhës, piloti amerikan u lirua dhe u dërgua në Beograd. Më pas nga Beogradi ai udhëtoi në Paris. Ndërsa piloti amerikan u kthye në vendin prej nga kishte ardhur, disa pjesë të avionit të tij u çuan më pas në Muzeun e Armëve të Kalasë së Gjirokastrës, të cilat qëndruan aty të ekspozuara deri pas viteve ’90-të. Me skeletin e atij avioni, propaganda zyrtare e asaj kohe u tregonte të gjithë vizitorëve që shkonin tek ai muze, “Fitoren ndaj imperializmit amerikan”./Memorie.al

Tags: avionNATORinashqiperiushtarak

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Meta dekreton ligjin për amnistinë në burgje

Meta dekreton ligjin për amnistinë në burgje

Ja si parashikohet moti për fundjavën

Ja si parashikohet moti për fundjavën

Reagon Malltezi pas akuzave të Taulant Ballës për pallatin 20 milionë eurosh

Reagon Malltezi pas akuzave të Taulant Ballës për pallatin 20 milionë eurosh

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?
Showbizz

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

by mirseda
22:20 | 04/07/2025
0

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas largimit...

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com