Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hiqen pengesat/Merkel bën gati ligjin për emigrantët. Ja si mund të punësoheni në Gjermani

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Hiqen pengesat/Merkel bën gati ligjin për emigrantët. Ja si mund të punësoheni në Gjermani

Gjermania është duke kërkuar gjithnjë e më shumë fuqi punëtore për të përballuar konkurrencën me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, shteti gjerman do të amendojë një ligj që lehtëson procedurat e punësimit për shtetasit brenda vendeve të Unionit por edhe atyre që nuk janë pjesë e BE-së.

Duke iu referuar ligjit të ri, i cili pritet të hidhet për diskutim në muajt në vijim, Gjermania kërkon forcë punëtore të kualifikuar.

Forca punëtore e kualifikuar nis që nga akademikët, ata që merren me zejtari, inxhinieri elektronike, shëndetësi. sektorin e përkujdesjes për të moshuarit etj.

“Ligji synon lehtësimin e ardhjes në Gjermani të akademikëve dhe fuqisë së kualifikuar punëtore. Ky është një vendim i mençur në veçanti kur dihet se në Gjermani ka një mangësi serioze të fuqisë së kualifikuar punëtore në shëndetësi, zejtari, sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. Ligji nuk ka dhe nuk duhet ta ketë për synim integrimin e refugjatëve në shoqëri dhe tregun e punës”, shkruan Richard Fuchs, analisti i Deutsche Welle.

Gjermania ka në plan që procedurat e punësimit të lehtësohen edhe për shtetasit jashtë vendeve të BE-së siç është edhe Shqipëria.

Shkrimi i plotë, nga Richard Fuchs:Se si duket kur realiteti krijon fakte politike, kjo shihet më së miri nga gjendja e tanishme në Gjermani. Më shumë se katër dekada debate kundërthënëse nuk kanë dhënë fryte në përpjekjet për nxjerrjen e një ligji për migracionin në Gjermani.

Grindjet kanë qenë të shpeshta, ndërsa zgjidhja ka munguar. Por realiteti dhe zhvillimet e fundit kanë krijuar fakte, për shkak të valës së refugjatëve dhe azilkërkuesve, por në radhë të parë për shkak të nevojës për fuqi punëtore. Burokracia dhe rregullat e shumta në Gjermani nuk kanë mundësuar deri tani ardhjen e planifikuar të fuqisë punëtore në këtë vend.

Kur pengesat shndërrohen në nismë: Tani era ka ndryshuar drejtimin – Gjermania do të shndërrohet në një vend imigrimi. Madje edhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer, e ka paraqitur një dokument që parashikon nxjerrjen e ligjit për migracionin. Kush mund ta mendonte pak javë më parë, që pikërisht CSU dhe lideri i saj Seehofer, që frenonin në çdo rast për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar, do të dilnin me propozime të tilla. Për një ligj migracioni ka insistuar më së shumti Partia Socialdemokrate. E me këmbënguljen e saj kjo çështje është futur edhe në Marrëveshjen e Koalicionit.

Tashmë nuk janë vetëm shoqatat ekonomike që kërkojnë që Gjermania të ketë një ligj modern për ardhjen e fuqisë punëtore në këtë vend, që është si parakusht për ruajtjen e aftësisë konkurruese me vendet më të fuqishme ekonomike. Pas shumë vitesh mospërballjeje me realitetin, situata tani ka ndryshuar. Vet partitë që kanë qenë skeptike e kanë kuptuar se cilat janë përparësitë e ardhjes së fuqisë punëtore nga jashtë, nëse ligji parashikon rregulla transparente, të qarta dhe të realizueshme. Dhe pikërisht në këto elemente po punohet tani.

Kancelarja Angela Merkel ka qenë edhe më parë e hapur për një ligj të tillë, ndonëse partia e saj CDU, në fillim të viteve 2000 bëri fushatë zgjedhore me parulla si ajo “Fëmijë e jo indian”. Punën e CDU-së nga vitet 2000 tani po e bën partia djathtiste AfD (Alternativa për Gjermani), e cila po përpiqet të bllokojë çdo propozim të mirë ligjor.

SPD nuk do të jetë e kënaqur me siguri me të gjitha propozimet e Seehoferit dhe do të kërkojë zgjidhje edhe më liberale. Ndërsa liberalët dhe ekologjistët do të kërkojnë që Gjermania të jetë e hapur për ardhjen e fuqisë punëtore nga e mbarë bota. Pra çështja me siguri që nuk ka përfunduar.

Ligji synon lehtësimin e ardhjes në Gjermani të akademikëve dhe fuqisë së kualifikuar punëtore. Ky është një vendim i mençur në veçanti kur dihet se në Gjermani ka një mangësi serioze të fuqisë së kualifikuar punëtore në shëndetësi, zejtari, sektorin e përkujdesjes për të moshuarit.

Ligji nuk ka dhe nuk duhet ta ketë për synim integrimin e refugjatëve në shoqëri dhe tregun e punës. Kjo çështje duhet të zgjidhet diku tjetër dhe kjo nuk mund të konsiderohet si mangësi e ligjit.

Kriteret për migrimin e kuadrove të kualifikuara duhet të jenë shkollimi, përgatitja, mosha, njohja e gjuhëve dhe dëshmitë konkrete se këta persona i përshtaten tregut të punës. Por për detajet kërkohet me siguri edhe shumë kohë.

Reliktet dhe ndryshimet: Do të ishte mirë nëse hiqen edhe reliktet e vjetra. Këtu bën pjesë edhe mënyra e aktuale e punësimit, ku përparësi i jepet kuadrove nga vendet e BE-së. Ndërsa të tjerët duhet mund të pranohen vetëm nëse në BE nuk ka kuadro për vendet vakante të punës. Kësisoj ekspertët nga vendet jashtë BE-së duhet të presin e në fund detyrohen të kërkojnë punë në ndonjë vend apo rajon tjetër. Kjo pengesë duhet që më në fund të evitohet. Ky është një prej shumë hapave që duhen ndërmarrë gjatë hartimit të ligjit të ri për migracionin. Kjo me siguri që do të zgjatë edhe shumë kohë, por drejtimi i tanishëm është ai i duhuri. E kjo nuk është pak.

Tags: asnjëbënemigrantetgatigjeniGjermanialigjinmundpengesepuneTani

TË LIDHURA

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe
Bota

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!
Aktualitet

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
Next Post
Drejtori i ARRSH-së qetëson qytetarët: S’ka nevojë për panik për urat, po i monitorojmë

Drejtori i ARRSH-së qetëson qytetarët: S’ka nevojë për panik për urat, po i monitorojmë

Tiranë/ Zjarri tek çerdhja mund të jetë i qëllimshëm. Ja dyshimet e ekspertëve

Tiranë/ Zjarri tek çerdhja mund të jetë i qëllimshëm. Ja dyshimet e ekspertëve

Xhemi Shehu lëshon deklaratën e papritur për “Portokalli”-në

Xhemi Shehu lëshon deklaratën e papritur për "Portokalli"-në

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

by mirseda
15:06 | 19/09/2025
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me...

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

13:48 | 19/09/2025
Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

12:51 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com