Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun…

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar nga Hasi protestën e opozitës, si dhe ka folur për arrestimin e grabitësve në Rinas.

Në një prononcim për mediat, i pyetur nëse ka fakte në lidhje me deklaratën që bëri dje në Kuvend, teksa theksoi se autorët e grabitjes së Rinasit kanë lidhje të forta me grupet kriminale në Shqipëri, Lleshaj u përgjigj: “Jo! Kjo çështje është në hetim ende megjithëse ka ecur shumë. Unë nuk kam mundësi të ekspozoj detaje që kanë të bëjnë me dosjen e hetimit, por mund t’ju them kaq; që grupi  pothuajse i shkatërruar tashmë është një grup i cili ka një arkiv shumë negative të pasur aktiviteti kriminal , jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, Kosovë.”

Sa i takon protestës që u organizuar ditën e djeshme nga opozita, ku u blloku qarkullimi rrugor ne 5 akset kombëtare të vendit, ministri u përgjigj duke përmendur një paragraf nga Kanuni.

“Edhe në Kanun, por edhe në ligj, ekziston një paragraf shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me udhën e madhe. Udha e madhe nuk pritet kurrë. Është e drejta e kujtdo për të protestuar; edhe unë personalisht sot kam inkurajuar nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” të jenë kritikë, të mos jenë konformistë,  të jenë kritikë me mësuesit, me qeverinë, me këdo, por të qenit kritikë, të qenit opozitarë nuk ka të bëjë fare, po fare me bllokimin e rrugëve”, deklaroi Lleshaj.

Ndër të tjera, ministri u bëri thirrje autoriteteve përkatëse të opozitës që të të kthjellohen, t’i kthehen arsyes dhe të kthehen në parametrat normalë të politikës.

Ministri, zhvilloi ditën e sotme takime në Has me nxënësit e gjimnazit Havzi Nela”, si dhe me drejtuesit e institucioneve ku u diskutua për problematikat e qytetit dhe bashkisë Has.

Lleshaj tha se do ndërmerren lehtësime dhe iniciativa ligjorë në mënyrë që banorëve t’u sigurohet një status në kuptimin e shkëmbimit të tarifave doganore dhe të aspekteve të tjera që ka në këtë marrëdhënie ndërkufitare, për të ndihmuar në ekonominë e familjeve.

Reagimi i plotë: 

Has – Prononcim i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për mediat:

Konstatojmë me kënaqësi që qarku i Kukësit në aspektin e sigurisë është një ndër qarqet më të mira të Shqipërisë, më të qeta, në të gjitha aspektet sa i përket parametrave të sigurisë.

Në radhë të parë kjo është falë qytetarisë së banorëve të këtij qarku, të cilët prodhojnë shumë pak probleme, madje krahasuar dhe me zona të tjera të Shqipërisë dhe gjej rastin edhe t’i falenderoj, t’i shpreh mirënjohjen të gjithë qytetarëve për këtë kontribut që japin, për sigurinë, qetësinë e tyre por edhe për sigurinë  e vendit në tërësi.

Kam patur një takim shumë interesant dhe do të thosha të paharruar me nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela”, me të cilët kam diskutuar për gjëra dhe për punë të përbashkëta që duhet të zhvillojmë.

Ne si Ministri  e Brendshme dhe si Polici e Shtetit kemi  një interes të jashtëzakonshëm në forcimin  e marrëdhënieve me komunitetin. Ne besojmë që policia mund të ketë sukses vetëm atëherë kur qytetarët janë me të ose kur policia është me qytetarët dhe për këtë kam diskutuar me nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela”, dhe shpresoj që do të kemi edhe disa projekte interesante në të ardhmen të cilat do të shërbejnë pikërisht në forcimin e këtyre marrëdhënieve.

Këtu në Has, në Krumë pata një takim me drejtuesit e institucioneve me të cilët diskutuam për problematikën e qytetit dhe të bashkisë së Hasit. Vlerësojmë po ashtu Hasin, nëse thashë që Kukësi është ndër qarqet më pozitive për sa i përket sigurisë, Hasi është akoma më mirë falë shumë faktorëve, falë traditës, falë komunitetit të konsoliduar dhe qeverisjes më të mirë që bëhet këtu besoj edhe nga drejtuesit  e pushtetit vendor.

Diskutuam problematika të cilat shqetësojnë komunitetin, kryesisht problematika që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me punësimin, por dhe me marrëdhëniet ndërkufitare për arsye se Hasi është një rreth kufitar i cili ka shumë marrëdhënie me Kosovën, dhe mora shënim shumë propozime interesante që kanë të bëjnë me gjetjen e mundësive për të lehtësuar shkëmbimin dhe për t’u mundësuar këtyre njerëzve që përmes kufirit të mund të ndihmojnë ekonominë e tyre familjare, për arsye se vlen shumë më shumë, në shumë raste që një qytetar i rastit ta zhvillojë tregtinë, të blejë apo edhe të shesë në Gjakovë apo në Prizren duke patur lehtësinë përkatëse dhe për këtë do të ndërmarrim dhe iniciativa ligjore në mënyrë që këtyre banorëve t’ju sigurojmë një status disi më të privilegjuar në kuptimin e shkëmbimit të tarifave doganore dhe të aspekteve të tjera që ka në këtë marrëdhënie ndërkufitare.

Diskutuam edhe çështje të tjera por besoj që këto ishin pak a shumë çështjet themelore të cilat diskutova.

Pyetje:  Zoti ministër ju dje në Kuvend deklaruat se autorët e grabitjes së Rinasit kanë lidhje të forta me grupet kriminale në Shqipëri, keni fakte për këtë?

Lleshaj: Jo! Kjo çështje është në hetim ende megjithëse ka ecur shumë. Unë nuk kam mundësi të ekspozoj detaje që kanë të bëjnë me dosjen e hetimit, por mund t’ju them kaq; që grupi  pothuajse i shkatërruar

tashmë është një grup i cili ka një arkivë shumë negative të pasur aktiviteti kriminal , jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, Kosovë.

Një grup i rrezikshëm i cili u arrit, falë punës së shpejtë të vendosur të policisë, pothuajse të shkatërrohet dhe procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të kapjes përfundimtare të autorëve të këtij krimi dhe të anëtarëve të këtij grupi. Nuk bëhet më fjalë për zbardhje, zbardhja është kryer falë një pune vërtetë të shkëlqyer të policisë dhe prokurorisë.

Pyetje: Pritet të ketë arrestime të tjera në lidhje me këtë ngjarje?

Lleshaj: Sigurisht përderisa grupi nuk është shkatërruar plotësisht, përderisa anëtarët e tij nuk janë kapur të gjithë pritet të ketë dhe arrestimet përkatëse.

Pyetje: Autorët kryesorë janë arrestuar?

Lleshaj: Autorët kryesorë janë arrestuar, por jo të gjithë.

Pyetje: Z.Ministër, opozita dje protestoi me bllokimin e 5 rrugëve , a mund ta komentoni, pasi Lulzim Basha pas protestës tha që do të vijojnë protesta të shumta. Si e komentoni këtë deklaratë?

Lleshaj: Këtu jemi në Has, një rreth, një krahinë që ka shumë traditë dhe i njeh vlerat e bashkëjetesës dhe të komunitetit, një vend që njeh dhe Kanunin dikur dhe ka qenë një rregullator ligjor që rregullonte bashkëjetesën mes qytetarëve.

Edhe në Kanun, por edhe në ligj, ekziston një paragraf shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me udhën e madhe. Udha e madhe nuk pritet kurrë. Është e drejta e kujtdo për të protestuar; edhe unë personalisht sot kam inkurajuar nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” të jenë kritikë, të mos jenë konformistë,  të jenë kritikë me mësuesit, me qeverinë, me këdo, por të qenit kritikë, të qenit opozitarë nuk ka të bëjë fare, po fare me bllokimin e rrugëve. Bllokimi i rrugëve është degradim politik, degradim në të gjitha drejtimet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhja për çështjet politike, ka mënyra të tjera, jo bllokimi.

Është fare e thjeshtë. Nuk është zgjidhje, nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët. Ka një mënyrë “për ta mbytur” qeverinë: duke fituar zgjedhjet, duke shkuar atje ku “mbytet” realisht qeveria, por nuk mund të “mbytet” qeveria, sepse duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët dhe kjo është gjëja që nuk pranohet. Gjej rastin këtu nga Hasi t’i bëjë thirrje dhe njëherë atyre autoriteteve përkatëse të opozitës apo kujtdo tjetër, të kthjellohen, t’i kthehen arsyes dhe të kthehen në parametrat normalë të politikës. Nuk është bllokimi i rrugëve, bllokimi i rrugëve është vepër e rëndë penale, e cila do të gjejë po ashtu përgjigje, e vendosur dhe nga strukturat e policisë së Shtetit, sepse strukturat e Policisë së Shtetit janë aty për t’u shërbyer të dy palëve, apo të 42-palëve nëse janë aq.

Askush nuk mund të vihet mbi zgjedhjet! Askush! As partitë, as Qeveria, as Parlamenti, as Presidenti, as Kryeministri. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen këtij institucioni të madh dhe kushdo që pretendon ta pengojë ditën e zgjedhjeve duhet të dijë që po bën sakrilegjin më të madh në të gjitha planet, në planin politik, në planin shoqëror, në planin moral, e të tjera me radhë.

Faleminderit!

Tags: grabitja Rinasgrup kriminalHasKanuniopozitaprotestasander lleshaj

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

“Merr ç’të duash, vetëm mua jo se jam i martuar”/ Rama: Këtë herë Luli ka fallxhoren

“Merr ç’të duash, vetëm mua jo se jam i martuar”/ Rama: Këtë herë Luli ka fallxhoren

Rinasi/ Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë: Ju tregoj kush janë Olti dhe Tani

Rinasi/ Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë: Ju tregoj kush janë Olti dhe Tani

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com