Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe tek përmendorja kushtuar personave të zhdukur.
“Java e të Pagjeturve na rëndon dhe na sjellë vuajtje dhe dhembje për mijëra qytetarët, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur nëntëmbëdhjetë vjet pas lufte”, ka shkruar Haradinaj në Facebook..
I pari i ekzekutivit ka thënë se “Institucionet e Kosovës nuk do të reshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”. “Kosovës i mungojnë njerëzit e saj, për të cilët shteti serb duhet të përgjigjet dhe të jap llogari”.