Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave/ Berisha: Mashtrimet e Ramës, Merkel e di mirë çfarë është ai

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Plazhi i Durrësit bosh”/ Komentuesit i “sulen” Berishës: Mos fut panik

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar lajmin e publikuar më herët se disa nga drejtuesit e BE-së i kanë dërguar letra shteteve anëtare për të pranuar celjen e ngeociatave me Shqipërinë.

I ftuar në studion e Ora News, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka gënjyer sërish shqiptarët lidhur me vendimin e BE për dritë jeshile për hapjen e negociatave.

Sipas tij, Rama u përpoq të fajësonte armiqtë brenda vendit por edhe Evropën, duke thënë se ata kanë probleme të brendshme, çka dikton vendimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë.

“Një vit më parë gazeta austriake u hap me një titull “nuk ka dritë jeshile për Ramën e kuq”, tani mbetet në fuqi edhe këtë vit. Kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare, sepse njerëzit nuk e dinë, por gjeja më e madhe për Shqipërinë, një vend i vogël pa një traditë zhvillimi, do të ishte anëtarësimi ne BE.

Ne kemi 4 vite, ne kemi bërë regres, dhe kjo ka bërë që nga 5 kushte, të kalohet në 7 kushte dhe këtë vit në 9 kushte.

Horizonti i hapjes largohet çdo vit dhe më shumë, kështu që Rama sot u përpoq të fajësojë nga armiqtë e brendshëm, tek Evropa që nuk mban fjalën dhe që ka probleme të brendshme, duke mashtruar shqiptarët sërish.

Evropa vjet vendosi që të hapen negociatat nëse plotësohen kushtet”, tha ish-kryeministri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

I meritojmë ne negociata?

Absolutisht! Por nuk janë plotësuar asnjë nga kushtet….Vetëm një kusht është plotësuar deri diku- përparim i mëtejshëm në procesin e VETING, edhe ky pjesërisht. Asnjë tjetër nuk është plotësuar.

Plan për daljen nga kriza?

Kriza është shumë e thellë por bllokimi i negociatave është rezultat i qeverisjes së Ramës.

Të gjithë e dini se çfarë përfaqëson ky tip, edhe Angela Merkel e di. Nuk ka kryeministër i cili do hapjen e negociatave, që nuk i thotë opozitës, shkruaje vete dhe sille ta votojë Reformën në Drejtësi, mjafton të ruash standardin, ky i thotë opozitës “i thotë karroca trenit ndrysho rrugën”, përdor shprehje të tilla.

Lëshimi i parë që duhej të bënte është ajo që pikërisht nuk e bën. Rama do të bllokojë negociata. Ska asnjë shans. Ky nuk pyet për asgjë tjetër, veç karriges pushtetit ekzekutiv dhe parave.

Gjykata kushtetuese dhe e Lartë do ishte ndërtuar me kohë, nëse ky do të ishte serioz, që të gjitha të ngritura, SPAK… dosja e Bild do ishte e tëra, duke përfshirë dhe ai të shkonte në bankën e të akuzuarit… këta bëjnë sikur kanë interesa dhe pastaj lëshohen ndaj Europës, jo Europa kështu jo Europa kështu.

Vitin e kaluar Franca ka pranuar që pas kushteve të vendosura Shqipërisë t’i hapen negociatave, por ka kusht për uljen e numrit të azilkërkuesve, por e dini që këtë vit janë shtuar.

Refugjatët janë një problem për botën sot jo vetëm për Francën apo Belgjikën

A e ka luksin opozita të lëshojë ultimatume drejt mazhorancës?

I bën këtë opozita në pozicion inekstremist sepse konstaton se ky po i bllokon të gjitha mundësitë për shqiptarët.

Merkel e priti por ca i dha? Nuk i ka dhënë rekomandim për çeljen e negociatave por ky është një mashtrim i Ramës. Edhe tani thotë: ishte Merkel që vuri veten që të mos veçohet Shqipëria nga Maqedonia…. ky është njeri që jeton me mashtrimet e veta, sepse Maqedonisë i tha të hapen negociatat pa kushte.

Tags: edi ramahapja e negociataveMerkelsali berisha

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Foto/ Në një jaht në Budva, Pacolli fotografohet me të dyshuarin e vrasjes së Ivanoviç

Foto/ Në një jaht në Budva, Pacolli fotografohet me të dyshuarin e vrasjes së Ivanoviç

Fotoja me Obamën/ Berisha: Rama dënohet me 5 vite burg

Fotoja me Obamën/ Berisha: Rama dënohet me 5 vite burg

Fotoja me Obamën/ Rama: Nuk kam lidhje, e gjitha një lojë politike

Fotoja me Obamën/ Rama: Nuk kam lidhje, e gjitha një lojë politike







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com