Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hajdari: Kushtetuta e re kërkon burra të mençur, jo çunat e PD-së

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari: Kushtetuta e re kërkon burra të mençur, jo çunat e PD-së

I ftuar në emisionin “Log” në ABC me Endri Xhafon, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari  teksa foli për çështjen Gërdeci, vendosi pikat mbi ‘I’ duke thënë se përmbysi demokracinë. Ndër të tjera ai foli dhe për zgjatjen e afateve të Vettingut dhe Vettingun në politikë. Ndryshimet Kushtetuese të 2008, Shkëlqim Hajdari thotë se janë bërë dy ditë pasi ka ndodhur tragjedia e Gërdecit, dhe sipas tij, kanë përmbysur demokracinë në Shqipëri.

“S’ka pse të shtyhet Vettingu. Ndërkombëtarët në Shqipëri kanë fjetur gjumë kur u bënë ndryshimet. A ka pasur prononcim nga amerikanët…etj? Më 15 mars të vitit 2008, ka ndodhur një shpërthim në Gërdec, janë vrarë shumë persona, e ka ndodhur gjithë ai dëm.

Pa i bërë të 40 ditë, është ndryshuar Kushtetuta. Ka pasur dhe një komision në atë kohë. Ndryshimet kushtetuese kanë ndodhur dy ditë pas Gërdecit, dhe kanë përmbysur të gjithë demokracinë në Shqipëri. Ndërkombëtarët janë në Shqipëri për të ndihmuar, por kjo s’do të thotë se kanë të drejtë.

Megjithë respektin për komisionet e Vettingut vetë nga mazhoranca kanë dalë zëra se s’janë të kënaqur me punën e Vettingut. Unë kam bërë gjyqe gjithë jetën. Kam qenë nja 7 vjet drejtues prokurorie. Një gjyq një javë një trupë e KPK duhet ta bënte, prandaj është i pakënaqur edhe Xhafaj. Kushtetuta thotë se nëse procesi i Vettingut nuk ka mbaruar, kompetencat i merr KLP dhe KLGJ. Unë në parim s’jam as kundër Vettingut në politikë, por rruga që ka zgjedhur PD-ja nuk është kjo”, tha Hajdari.

Hajdari u shpreh ndër të tjera se ndryshimet në Kushtetutë, s’mund të bëhen me “çuna të rinj” por me njerëz të mençur. Një thirrje e hapur vjen edhe për ambasadorët Kim dhe Soreca.

“I bëj thirrje Kim dhe Soreca që ti bëjnë thirrje politikës, për të bërë reformë Kushtetuese. Nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, 20 çunat e PD-së, çuna të rinj, nuk bëhet kështu kjo punë se janë duke u bërë qesharak. Ndryshimet Kushtetuese duan burra të mençur. Që kur ka ndryshuar Kushtetuta në 2008, koka ime s’ka pushuar asnjëherë për të thënë se çfarë gjëme i bëmë vendit. Z. Bamir Topi ka qenë nga politikanët që i ka kundërshtuar ndryshimet Kushtetuese, por ka pasur dhe disa burra që s’janë sot në politikë dhe kanë votuar kundër”.

Vettingu në politikë duket se ka nisur të shqetësojë pushtetarët. PD i kapi në befasi të gjithë, duke kërkuar verifikim të pasurisë dhe figurës për presidentin, ministrat dhe deputetët. Sekretari i PS, Damian Gjiknuri, ka dalë kundër kësaj nisme të PD. “Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme, ka eksperienca dhe nuk vënë në rrezik arritjet e deritanishme. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanëve. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative, është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politikanëve është ndryshe”, tha ai.

Edhe LSI ka dalë kundër nismës së PD-së për të kryer Vettingun në politikë. Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, shprehet se një qëndrim i tillë shpreh qartë ndasitë që kanë mes dy partive që dikur ishin aleate në zgjedhjet e 25 prillit. “Nëse më pyet si Erisa Xhixho që je pro që zyrtarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg, patjetër që po. Nëse më pyet për propozimin e PD-së, ka qenë një propozim i 2018, i cili e ka hedhur poshtë Venecian, Komisioni më i rëndësishëm për konsultimet e ndryshme, i cili është shprehur se për nga mënyra se si është hartuar ai ligj ka problemet e tij, e ka hedhur poshtë në një farë mënyre. Në momentin që funksionon sistemi i drejtësisë, SPAK, ILDKP, e ligji antimafia çdo tjetër atëherë nuk ka nevojë për Vetting”, tha Xhixho.

Tags: konstitucionalistShkëlqim HajdariVETTINGU

TË LIDHURA

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve
Aktualitet

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Next Post
Tiranë/U dyshua për bombë, policia: Është radio, përdoret për ruajtje objektesh

Tiranë/U dyshua për bombë, policia: Është radio, përdoret për ruajtje objektesh

Si paralajmërimi për furnizimin me ushqim, shkaktoi panik për blerjet në Kinë

Si paralajmërimi për furnizimin me ushqim, shkaktoi panik për blerjet në Kinë

OBSH jep paralajmërimin e frikshëm, priten sërish vdekje masive

OBSH jep paralajmërimin e frikshëm, priten sërish vdekje masive

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

by mirseda
10:03 | 09/07/2025
0

Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e...

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

09:06 | 09/07/2025
Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

09:02 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com