E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

OBSH jep paralajmërimin e frikshëm, priten sërish vdekje masive

Evropa po përballet me një dimër potencialisht shkatërrues, që mund të shohë gjysmë milioni njerëz të vdesin me Covid-19. Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten, pasi dha alarmin për një rritje të rasteve.

Pjesa më e madhe e Evropës po lufton me rritjen e infeksioneve, me Gjermaninë të enjten që raportoi numrin më të madh të rasteve të reja ditore që nga fillimi i pandemisë.

Dhe në një paralajmërim të ri, drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge tha se ritmi i transmetimit në të gjithë rajonin ishte një “shqetësim i madh”.

“Ne jemi edhe një herë në epiqendër”, tha Kluge në një deklaratë. “Sipas një projeksioni të besueshëm, nëse qëndrojmë në këtë trajektore, mund të shohim gjysmë milioni të tjera vdekje nga COVID-19 në Evropë dhe Azinë Qendrore deri në 1 shkurt të vitit të ardhshëm” paralajmëroi ai.

Zona të mëdha të kontinentit po luftojnë për të mposhtur valët e variantit Delta, i cili ka komplikuar lehtësimin e kufizimeve në shumë vende. Evropa Lindore është goditur veçanërisht keq. Rastet janë në nivele rekord në Rusi dhe tani në Gjermani, ndërsa kryeqyteti i Ukrainës Kiev prezantoi kufizime të reja të hënën. Gjermania po përjeton një pandemi ‘masive’ të të pavaksinuarve, thotë Ministri i Shëndetësisë.

Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se rritjet e mëtejshme të infeksioneve, së bashku me ftohjet sezonale të dimrit, mund të vendosin punonjësit e kujdesit shëndetësor nën presion të pakontrollueshëm gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në përditësimin e saj të fundit javor, OBSH tha se Evropa regjistroi një rritje prej 6% të rasteve në javën e kaluar. Kjo ishte më e larta nga çdo rajon global, me çdo rajon tjetër që regjistronte “rënie ose tendenca të qëndrueshme”.

Lexo edhe :   B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

“Ne jemi në një pikë tjetër kritike të ringjalljes së pandemisë”, tha Kluge. Ai fajësoi dy faktorë për valën e re; zbutja e masave për Covid-19 dhe mungesa e mbulimit të vaksinimit në Ballkan dhe në lindje të kontinentit.

“Shkalla e shtrimit në spital në vendet me marrjen e ulët të vaksinave, janë dukshëm më të larta dhe rriten më shpejt se sa në ato me marrje më të lartë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, të mërkurën paralajmëroi se nevojiten masa më të rrepta për ata që refuzojnë të vaksinohen. Spahn gjithashtu u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp të enjten, se atij iu kërkua certifikata e tij e vaksinimit në Romë gjatë G20 më shpesh brenda një dite, se sa në Gjermani në katër javë.

Lexo edhe :   B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

Spahn tha se Gjermania po përjetonte një pandemi “masive” të të pavaksinuarve, duke shtuar: “E vërteta është se do të kishte shumë më pak pacientë Covid-19 në [kujdesin intensiv] nëse të gjithë ata që mund ta bënin këtë do të vaksinoheshin”.

Bota kaloi një moment historik prej 5 milionë vdekjesh Covid-19 që nga fillimi i pandemisë të hënën – një shenjë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti “një prag i ri i dhimbshëm”.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...