Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE

8 vjet ago
in Të Gjitha
Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kështu ka është shprehur Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Hahn shton se blloku po e ndihmon Kosovën që të përgatisë terrenin për anëtarësimin e ardhshëm.

Përparimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet padyshim nga dialogu me Kosovën. A do të thotë kjo se pranimi i Serbisë në BE do të përputhet me përfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën?

Jo. Është e kundërta: normalizimi me Kosovën është parakusht për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së.

Në muajin shkurt ju do të paraqisni një strategji për Ballkanin Perëndimor. Nga fjalimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, “për gjendjen e BE-së”, ka dalë 2025-a si vit kur Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE. A do të thotë kjo se këto dy shtete, si udhëheqëse në rajon, do të ndahen nga të tjerat?

Jo, nuk është kështu. Nëse i kushtoni vëmendje fjalimit të Junckerit, ai nuk i ka përmendur vetëm udhëheqëset në rajon, edhe pse këto dy shtete përmenden në letër. Kjo qartë tregon për faktin se këto dy vende, Serbia dhe Mali i Zi, tashmë po negociojnë. Për këtë, ato dallohen nga shtetet e tjera. Unë personalisht përmbahem nga çdo kualifikim. Ajo që ka rëndësi, është zhvillimi i secilit vend.

Mendoj se secili vend përparon kah integrimi evropian: disa më shpejt, disa duhet të angazhohen më shumë dhe t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Në parim, mendoj se gati të gjitha vendet janë në rrugë të duhur.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë mendoj se duhet bërë më shumë. Shpresoj se shumë shpejt do t’i marrim përgjigjet në pyetësorin tonë. Kjo është diçka që qytetarët e atij vendi presin nga udhëheqësit e tyre politikë – të shohin që udhëheqësit politikë kanë kapacitet dhe gatishmëri për të vendosur. Ata duan perspektivë evropiane.

Vendet e tjera, do të thosha se janë në rrugë të duhur. Kjo strategji do të mbulojë perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo është një perspektivë evropiane për të gjitha vendet, jo vetëm për dy ose tre.

Kur flasim për Kosovën, ajo e ka të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por në anën tjetër janë zhvillimet në Katalonjë dhe problemi me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj. A mendoni se ka rrezik që Kosova të ngecë?

Natyrisht se nuk mund t’i shpërfill ngjarjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike, por ajo që mund të bëjmë ne si Komision – dhe që po e bëjmë me përkushtim – është ta ndihmojmë Kosovën të përgatisë terrenin për anëtarësim në BE, duke përmirësuar strukturën ligjore, efektin ekonomik, rritjen e të hyrave – gjë që është e rëndësishme në rastin e Kosovës, sepse një e treta e të hyrave vijnë nga dogana që nuk do të ekzistojë në tregun e përbashkët.

Një e treta e të ardhurave kombëtare nuk mund të zëvendësohet brenda natës, kështu që duhet të merremi me to shumë më herët. Mendoj se në këtë mënyrë mund ta mbështesim konkretisht Kosovën në përgatitjen e terrenit për anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Kosova është pjesë e të gjitha këtyre përgatitjeve që çojnë në hapësirën ekonomike rajonale. Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit tonë të fuqishëm ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.

Tags: anetaresimbeHahnkosovamarredhenieSerbia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kaka: Rikthimi i tretë në Milano, si trajner

Kaka: Rikthimi i tretë në Milano, si trajner

Simenone: Real Madrid skuadra më e mirë në botë

Simenone: Real Madrid skuadra më e mirë në botë

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali/ Vidhnin monedha, orë dhe syze

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali/ Vidhnin monedha, orë dhe syze







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë
Bota

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

by mirseda
19:19 | 12/11/2025
0

42 emigrantë, përfshirë sudanezë, somalezë, kamerunas dhe nigerianë, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pas...

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

19:07 | 12/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

18:23 | 12/11/2025
Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

18:18 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com