Leite Kaka pasi nuk rinovoi kontratën me Orlando City në MLS, është duke projektuar të ardhme e tij dhe më shumë është i përshtatshëm me rolin e trajnerit apo të drejtorit teknik. Por nuk hedh poshtë dëshirën për të qenë një trajnerë i suksesshëm, duke targetuar ekipin e Milanit. Mes tij dhe Milanit ka qenë një dashuri që nuk është shuar kurrë dhe tashmë Kaka shpreson tek një rikthim në Milano, por këtë herë në një pozicion tjetër jo më si lojtarë.
“Nuk kam kontratë me askënd, por unë ende ndjehem si një lojtar dhe në javët e ardhshme do të marr një vendim për të ardhmen time”, ka thënë fillimisht Kaka për Przeglad Sportowy.
Shembulli më i qartë për Kaka është Zidane, i cili ka qenë një lojtarë mjaft i suksesshëm dhe është duke bërë një punë të mrekullueshme tek Real Madrid.
“Të bëhesh një trajner si Zidane? Do të doja të qëndroja në futboll, ndoshta si trajner apo drejtor sportiv. Për t’u bërë trajner, ju duhet të dëgjoni thirrjen e tij dhe unë mund të përdor gjithçka që kam mësuar nga Jose Mourinho ose Carlo Ancelotti”.
Një rikthim tek Milan si trajnerë për Kaka do të ishte gjëja më e bukur që mund ti ndodhte, pasi ai beson se ka mësuar shumë nga trajnerë të mëdhenj që ka punuar deri tani.
“Zizou ishte unik si një lojtar dhe ai është gjithashtu njëjtë edhe si trajner. Ai është i përshtatshëm për stërvitje. Trajnimi i Milanit? Pse jo? Unë ende e kam Milanin në zemrën time, si të gjitha klubet për të cilat kam luajtur. Dera ime është e hapur për të gjithë”, përfundoi magjiku brazilian.