Dje, tifozeritë e të dyja skuadrave, Partizanit dhe Tiranës janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar kaos në stadium. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.
Është gazetari Artan Hoxha, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij, një pjesë të kësaj situate kaotike, ku tifozët nuk kanë nguruar që të ushtronin edhe dhunë tek pala tjetër. Ai e ka cilësuar këtë si videon e turpit dhe tmerrit, ndërsa stadiumi ishte mbushur me gra e fëmijë.
Panorama e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, në nisje të derbit kryeqytetas Tirana-Partizani, ishte shumë larg një pamje sportive. Nisi me sherr mes dy tifozerive, ku pati persona të plagosur dhe për të vijuar më pas me koret fyese, dhe për më tepër banderolën e frikshme.
Statusi
Shajne gjithe kohes serbet dhe Partizanin e Beogradit, per huliganizmin, fashizmin dhe rracizmin qe demostrojne ne derbin me Crvena Zvezden….
dhe e kthejne festen me te madhe sportive te kryeqytetit, derbin Tirana-Partizani ne beteje te shemtuar huliganizmi dhe urrejtje ndaj bashkekombasve e bashkeqytetareve a thua nuk jetojne ne te njejtin qytet, ne te njejten lagje, ne te njejten rrugice, ne te njejtin pallat madje dhe ne te njejten shtepi….
Me poshte video e minutave te turpit dhe tmerrit dje ne derbi mes atyre qe e mbajne veten per “ultras” te Tiranes dhe Partizanit, ndersa stadiumi ishte i mbushur edhe me qindra e qindra nena, gra e femije…