E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Rosit.

Sallai dha një krosim perfekt për Szalai, i cili mposhti Nojer me një goditje të bukur me kokë në hedhje.

 

Gjermanët barazuan në minutën e 66 me Havertz, por hungarezët u kthyen në avantazh dy minuta më vonë me Shafer.

 

Në ndeshjen tjetër, Portugalia dhe Franca janë ndarë në paqe, teksa këta të fundit kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër dhe vendin e parë në grup.

Kristiano Ronaldo kaloi në avantazh Portugalinë në minutën e 31 nga pika e bardhë e penalltisë. Ylli portugez u tregua i saktë. CR7 është lojtari i parë europian në historinë e Botërorit dhe Europianit që ka shënuar 20 gola në total në dy kompeticionet.

 

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Portugalisë, Franca barazoi shifrat me Karim Benzema në minutën e 45+2.

 

Në pjesën e dytë Franca përmbysi shifrat sërish me Karim Benzema. Sulmuesi i Realit të Madridit mori një super asist nga Pogba dhe ndëshkoi pa problem Patricion. Në fillim u dyshua për pozicion jashtë loje, por VAR-i konfirmoi se goli ishte i rregullt.

 

Në minutën e 60, Kristiano Ronaldo ktheu baraspeshën., përsëri nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...